By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës
Shqipëri

Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës

admin
Last updated: 29/10/2024 11:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas.

“Gjatë 9-mujorit të vitit, 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të kësaj kategorie, duke lehtësuar barrën financiare për trajtimin e tyre të vazhdueshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës”, shkruan ministrja Koçiu.

Ajo u shpreh dje se 50% e buxhetit për shëndetësinë, nga periudha janar deri në shtator 2024 ka shkuar për rimbursimin e barnave për të moshuarit.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar nga muaji korrik 2024. Në listën e re të barnave të rimbursueshme ka 1191 medikamente, dhe kësaj liste iu shtuan edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formëdoza të reja.

Të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e kanë çuar këtë listë në rreth 1345 medikamente që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Janë barna që mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga qeveria.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejt përfundimit rikonstruksioni, Rama: Dyfishim i hapësirave në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë
Next Article Çeku prezanton ndryshimet në Ligj: Mundëson përmirësimin e kushteve dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?