By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vlerat e larta të manganit në Badoc, përplasen në Komision Musliu me deputetët e VV-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vlerat e larta të manganit në Badoc, përplasen në Komision Musliu me deputetët e VV-së
Maqedoni

Vlerat e larta të manganit në Badoc, përplasen në Komision Musliu me deputetët e VV-së

admin
Last updated: 29/10/2024 12:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vlerat e larta të mangani në liqenin e Badocit, kanë qenë shkak i përplasjes së deputetëve të VV-së me deputeten e PDK-së, Ganimet Musliun, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u mbyll nga kryetarja Fitore Pacolli, pas insistimit të deputetes së PDK-së që të jap më shumë detaje për këtë çështje.

Fillimisht Musliu, bëri thirrje që uji të mos konsumohet dhe që Inspektorati të inspektojë të gjitha lokale e gastronomisë që furnizohen nga ky liqe.

“Helmimi i ujit të Badocit me mangan, duhet të sensibilizohen qytetarët. Nuk mjafton një cisternë me iu dërguar ujë qytetarëve. Të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badocit. Ky ujë nuk shërben as për larje. Me i bë thirrje inspektoratit me inspektuar që mos ta përdorin qytetarët këtë ujë. Është shqetësim në pjesën e Matit dhe pjesët ku kanë kyçje në këtë ujë”.

Pas kësaj reagoi Pacolli duke thënë se nuk kanë kompetencë që të falsin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’i adresohen thirrjeve të IKShPK-së.

“Ne si Komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë  e ujit, IKSHPK i njofton qytetarët. Na mundemi me bë thirrje por nuk jemi kompetentë me bë matje të përditshme. Qytetarët duhet ta kenë adresë IKShPK, e jo neve, na mundemi me nda thirrjen e Institutit”.

Musliu e insistoni sërish që lokale e gastronomisë, po e përdorin këtë ujë, duke e konsideruar si shumë të dëmshëm e duke bërë apel që shteti të asistojë e të ofrohet mundësi tjetër e furnizimit, raporton EO.

“Të gjitha lokalet që furnizohen me këtë ujë shërbejnë kafe, qaj, supë. Secili institucion duhet të alarmohet, të inspektohen gastronomi ku kanë kyçje në Badoc. Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnizimit me ujë, kërkesa jem është për Inspektoratin. Të vetëdijesohemi që mos ta përdorim këtë ujë”.

Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka kërkuar nga kryetarja që t’ia ndërpres fjalën Muslit me arsyetim se po e përdorë mbledhjen për qëllime të tjera.

Madje Zyba e Musliu debatuan me tone të ashpra se kush ka të drejtë e kush jo t’ia ndërpres fjalën në Komisionin deputetit.

Pacolli e mori fjalën, duke e i kërkuar Musliut që mos ta përdorë mbledhjen, për siç tha fushatë, duke e konsideruar të përfunduar mbledhjen.

Në fund Musliu tha se deputetët e VV-së nuk mund të ikin nga qytetarët: “Këta nuk kanë ide, nuk mund me ik nga qytetarët, s’keni ku shkoni”.

Në fillim të  mbledhjes Komisioni e votoi Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore si dhe Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza në Gjilan: Zgjedhjet e 9 shkurtit rruga e vetme për realizimin e ëndrrës dhe programit të përbashkët
Next Article Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?