By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga e hëna rinisin operacionet, emigrantët nga ‘vendet e sigurta’ do të akomodohen në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga e hëna rinisin operacionet, emigrantët nga ‘vendet e sigurta’ do të akomodohen në Shqipëri
Shqipëri

Nga e hëna rinisin operacionet, emigrantët nga ‘vendet e sigurta’ do të akomodohen në Shqipëri

admin
Last updated: 02/11/2024 11:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Rikthim në Shëngjin, një port në anën tjetër të Adriatikut që ishte pak i njohur … ndërsa tani është në qendër të vëmendjes si qendra e parë (dhe e diskutueshme) jo-evropiane për riatdhesimet e emigrantëve, është vendimi i qeverisë së kryeministres Meloni, shkruan corriere.it.

Pothuaj 17 ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë dhe 15 ditë pas kthimit të tyre drejt Italisë pas ndalimit të gjyqtarëve, Roma zyrtare provon sërish të aktivizojë këtë qendër.

Nga e hëna ”Libra”, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa për të patrulluar ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në Mesdhe duke kryer kështu kontrollet e para në bord dhe për të devijuar ata që janë “të përshtatshëm” për në Shqipëri, një proçedurë jo pak e diskutueshme.

Një dispozitë me një shtrirje më të gjerë se indikacionet e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, për të cilën magjistratët e Romës më 18 tetor autorizuan ndalimin e emigrantëve në qendrat shqiptare të ndërtuara nga Italia.

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës vendosi se “procedura e përshpejtuar e kufirit” nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tashmë është e qartë se për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së një vend nuk mund të përkufizohet si i sigurt nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Prandaj, Roma, nëse do të ndiqeshin kriteret e Gjykatës së BE-së, do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar për shembull Tunizinë, Egjiptin apo Bangladeshin nga ku vijnë shumica e azilkërkuesve.

Pas grindjeve të nxehta politike dhe polemikat mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po përpiqet sërish të aktivizojë qendrën e pritjes në Shëngjin.

Më 21 tetor ajo miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së saj të “vendeve të sigurta”, e cila kaloi nga e drejta dytësore në atë parësore, me qëllim forcimin e saj dhe vendosjen e saj si prioritet, në hierarkinë ligjore, në lidhje me indikacionet e Gjykatës Evropiane.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kënga e Zagrebit” – Si ndodhi rasti i famshëm në tramvajin e Zagrebit? Tregon djali i dorasit, Zef Kaçinari
Next Article Rritet numri i viktimave prej shembjes së soletës së stacionit hekurudhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?