By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngrohja me dru vazhdon të llogaritet si një ndër shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ngrohja me dru vazhdon të llogaritet si një ndër shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit
MaqedoniTOP LAJM

Ngrohja me dru vazhdon të llogaritet si një ndër shkaktarët kryesorë për ndotjen e ajrit

admin
Last updated: 10/11/2024 17:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 nëntor – Stina e vjeshtës di të jetë ndër stinët më problematike për cilësinë e ajrit, pasi tani fillon sezoni i ngrohjes me dru në shumicën e amvisërive. Nga djegia e drunjëve, prezenca e grimcave pm10 di të kalojë kufirin prej 50 mikrogramësh për metër kub.

“Jemi në lagjen Zllokuqan të komunës së Karposhit ndërsa prej këtu vjen ndotja më e madhe e ajrit në Qytetin e Shkupit. Në amvisëritë prapa meje digjen gjësende të ndryshme përpunuese si goma, dërrasa por edhe ngjyra të cilat mblidhen nga kontejnerët”, raportoi Zekirija Haxhiu – gazetar.

Kjo zonë në gjendje më kritike është gjatë orëve të mbrëmjes e deri në mëngjes, kur i gjithë ajri depërton deri në Qendër.

“Kjo është një ndër pikat më kritike në qytet pasi që i gjithë ajri i ndotur mblidhet këtu. Në afërsi të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi ka edhe një stacion matës të ajrit, megjithatë kohë pas kohe e njëjta nuk funksionon”, shtoi Zekirija Haxhiu – gazetar.

Sipas drejtoreshës së Inspektoratit të Ambientit Jetësor, Ivana Ginovska, në ndotjen e ajrit nuk ndikojnë vetëm amvisëritë, por edhe ndërtimet e shumta. Për Alsat, shprehet se nuk mbajnë akuzat e qytetarëve se fabrikat industriale janë ndotësit më të mëdhenj, pasi ato punojnë gjatë gjithë vitit, ndërsa ndotja e ajrit është kryetemë vetëm në vjeshtë dhe dimër.

“Shihni, segmenti me ndotjen nuk është vetëm një, nuk janë vetëm drunjtë për ngrohje. Këtu përfshihet dhe komunikacioni, përfshihen ndërtimet. Në qytet nuk ka depërtim, Shkupi është në luginë, Kumanova në luginë, Tetova në luginë. Kur të zbret e gjithë ajo, nuk ka depërtim. Ka shumë ndërtesa të ndërtuara dhe e gjithë kjo ndikon, rritet edhe zhurma, ka edhe pluhur nga ndërtimet”, tha Ivana Ginovska – Drejtoreshë e Inspektoratit për Ambient Jetësor.

Ginovska bën thirrje deri te të gjitha autoritetet të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe për këtë thotë se kanë takime të vazhdueshme me Ministrinë për Ambient Jetësor. Kur ndotja e ajrit është alarmante, qytetarët shpesh përdorin edhe maska mbrojtëse derisa lëvizin nëpër qytet.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përdoruesit në Kinë raportojnë tinguj të çuditshëm në iPhone pas përditësimit të iOS 18.1
Next Article Pink-pongu në vend është në zhdukje e sipër si sport për shkak të mosinteresimit nga ana e institucioneve për të investuar në hapësira sportive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?