By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi do ta fillojë mbledhjen e 19-të, do të votohet për ekipimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi do ta fillojë mbledhjen e 19-të, do të votohet për ekipimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
Maqedoni

Kuvendi do ta fillojë mbledhjen e 19-të, do të votohet për ekipimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

admin
Last updated: 12/11/2024 08:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Kuvendi sot duhet ta fillojë mbledhjen e 19-të në të cilën në rend dite janë tridhjetë pika, në mesin e të cilëve zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, verifikimi i mandatit të deputetit, zgjedhja e anëtarëve për trupat parlamentar dhe organe të tjera, disa ligje me procedurë të shkurtër, në lexim të parë dhe të dytë.

Në mbledhje duhet të merren vendimet për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, të Bordit drejtues të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor, të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative, Procedurën e Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrjes Inspektuese në Shkallë të Dytë,  Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor,  Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Në rendin e ditës të propozuar janë edhe ndryshimet e Ligjit për veprimtarinë inovative,  të Ligjit për veprimtari shkencore hulumtuese, Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konvikteve të studentëve dhe universitet të hapur civil për mësim të përjetshëm, Ligjit për standardin e nxënësve, Ligjit për standardin e studentëve, Ligjit për Agjencinë Nacionale për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, të gjithë në procedure të shkurtër.

Deputetët duhet të votojnë për Propozimin e ligjit për plotësimin e Ligjit për Koncesione dhe Partneritet Publik Privat, ndërsa do t’i shqyrtojnë edhe planin financiar të  Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2025, Propozim-Vendim për pëlqimin e Vendimit për lartësinë e kompensimit mujor që e arkëton Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital nga shoqëritë pensionale për vitin 2025, Strategjinë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2025 – 2029, Propozim-planin financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, Propozim vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat totale vjetore, për financimin e punës së Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 në leximi të dytë.

Në mbledhjen e 19-të janë edhe Propozimi i ligjit të Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, në lexim të parë, si dhe propozimet e ligjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Strategjinë Kombëtare Zhvillimore, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror, për plotësimin e  e Ligjit për tokë ndërtimore dhe për ndryshimin e Ligjit për tokën bujqësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Informacioni për emërimin e drejtorit të ASK-së në rend dite të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe të AI-së
Next Article Ish kongresistë dhe përfaqësues të IRI-t në takime në Kuvend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?