By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosovë, Proda takon homologun Hoxha: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën ndaj paligjshmërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kosovë, Proda takon homologun Hoxha: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën ndaj paligjshmërisë
Shqipëri

Kosovë, Proda takon homologun Hoxha: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën ndaj paligjshmërisë

admin
Last updated: 12/11/2024 16:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, vizitën e parë jashtë vendit, si Drejtor i Përgjithshëm, po e zhvillon në Policinë e Kosovës. Në takimin prezantues, Drejtor Proda u prit nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha.

Gjatë takimit, drejtorët Proda dhe Hoxha, të shoqëruar nga drejtues të lartë të policive respektive, diskutuan mbi mënyrat si mund t’i sinkronizojnë më shumë kontrollet dhe veprimet operacionale, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e lëvizjes së sigurtë të shtetasve, mjeteve dhe mallrave.

Drejtorët theksuan se këto qëllime të përbashkëta, madhore, mund të arrihen vetëm nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të implikuar në trafiqe të paligjshme.

Më tej, drejtuesit e 2 policive u dakordësuan për eliminimin e burokracive në metodat e veprimit gjatë punës policore, si dhe për shtimin e hetimeve proaktive në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në të dyja vendet, elemente të cilat do të mundësojnë finalizimin e një sërë operacionesh policore, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Takimi u përmbyll me zotimin e 2 drejtorëve, për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit në të ardhmen dhe për zgjerimin dhe në fusha të reja me interes të përbashkët.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veliaj: Shoqatat që duan të përdorin palestrat e shkollave pas mësimit, duhet të kenë një kontratë me Bashkinë
Next Article Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?