By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon kaosi me transportin publik, NQP-ja e zhytur në borxhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon kaosi me transportin publik, NQP-ja e zhytur në borxhe
Maqedoni

Vazhdon kaosi me transportin publik, NQP-ja e zhytur në borxhe

admin
Last updated: 12/11/2024 19:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Ndërmarrja e Qarkullimit Publik të Shkupit është e zhytur në borxhe. Sipas raportit të fundit të Entit për Revizion, kjo Ndërmarrje në cilësinë e të pandehurit paraqitet në gjithsejtë 948 lëndë. Vlera e të cilave shkon në mbi 12 milion euro.

“Pjesa më e madhe e procedurave në të cilat është paditur Ndërmarrja e Qarkullimit Publik të Shkupit, gjegjësisht 14 procedura janë në bazë të borxhit, ndërsa në shumën prej 691.788 milion denarë janë përfshirë vetëm trе procedura të iniciuara nga tre subjekte, nga të cilat pjesa më e madhja është për borxhin për naftë dhe derivatet e naftës dhe dy procedura mbi bazën e detyrimeve të papaguara ndaj kompanive private”, thuhet në raportin e i Entit Shtetëror për Revizion.

Në procedurën për pagesën e kompensimit të pushimit vjetor, si e paditur, NQP paraqitet edhe pas padive të punëtorëve, shumica e të cilave janë iniciuar në vitin 2023 dhe kërkesa e të cilave në detyrimin themelor për kompensim është 13,443 milion denarë, ndërsa pjesa e mbetur prej 2,540 milion denarë janë rastet të filluara para vitit 2023, por edhe për shkaqe të tjera si borxhi i papaguar, mosmarrëveshje punësimi dhe anulim aktesh.

Por në terren qytetarët janë ata që më së shumti e pësojnë këtë situatë të krijuar me transportin publik.

“Po, duhet zgjidhje por s’ka kush. Shkon njëri vjen tjetri, flasin mirë e në fund populli e vuan sepse ata përsëri në karrige dhe udhëtojnë me vetura”, tha një qytetar.

“Katastrofë. Unë jetoj jashtë por si këtu nuk ka askund, vetëm këtu ndodh kjo. Ku jeton? Në Itali. Si është atje transporti publik? Nëse vonohet menjëherë e largojnë nga puna e këtu thuan rrini në rrugë…”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Çdo ditë është e njëjtë në stacione. Autobus nuk ka por ka kontrolle. Të gjitha linjat mungojnë nuk është se vetëm këtu e mos të flasim për fshatrat edhe më e vështirë e sidomos për nxënësit”. Theksoi një qytetare.

Përveç të moshuarve që presin të gjejnë vend në autobusët e stërmbushur të NQP-së presin edhe nxënësit dhe studentët.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Branitellat”, Komisioni për Çështje të Rregullores akoma nuk ka vendosur se kur do të debatojë për ankesën e LSDM-së
Next Article Xhirollogari e zbrazët dhe mungesë punëtorësh në pikën turistike Kodra e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?