By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sulmi në Ferizaj, dy pacientë ende në mjekim intensiv
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sulmi në Ferizaj, dy pacientë ende në mjekim intensiv
Maqedoni

Sulmi në Ferizaj, dy pacientë ende në mjekim intensiv

admin
Last updated: 12/11/2024 19:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një 10 vjeçare dhe një 29 vjeçar po vazhdojnë trajtimin në mjekimin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas sulmit me thikë dje në Ferizaj. Gjendja e tyre është stabile por jo edhe jashtë rrezikut për jetë për shkak se lëndimet janë serioze, sipas këtij institucioni.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti ende nuk dihen. Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka tregon për KosovaPress se dy të plagosurit pas intervenimeve kirurgjike të kryera në Qendrën Emergjente, po vazhdojnë të trajtohen në mjekim intensiv.

Ai thotë se të dy pacientët janë të varur nga aparaturat mjekësore dhe barnat.

Uka thotë se lëndimet janë serioze dhe se nuk mund të konstatohet se gjendja e tyre e përgjithshme është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, drejtori i Kirurgjisë Maksilofaciale në QKUK, Alban Olluri përmes telefonit tha për KosovaPress se sot është liruar një pacient të cilin e kishim pranuar mbrëmë pas trajtimit në Qendrën Emergjente.

Muhamet Jahiri nga Policia e Kosovës në Ferizaj, tha se ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti.

Të hënën Policia në Ferizaj ka njoftuar se një burrë me inicialet E.S, 59 vjeçar ka sulmuar me thikë katër persona, dy prej tyre të mitur.

I dyshuari është arrestuar sot dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Ndërkaq, Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet” kanë organizuar aktivitet para ndërtesës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj në shenjë pakënaqësie siç thonë ata për “dështimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe Policisë së Kosovës” lidhur më këtë rast.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi ditën e djeshme kanë vizituar këta pacientë të cilët u sulmuan në Ferizaj.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhirollogari e zbrazët dhe mungesë punëtorësh në pikën turistike Kodra e Diellit
Next Article 20 vjet nga vdekja e Yasser Arafat/ Pse ai mbetet një fantazmë e pakëndshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?