By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Borg: OSBE mbetet e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Borg: OSBE mbetet e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore
Shqipëri

Borg: OSBE mbetet e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore

admin
Last updated: 13/11/2024 12:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i radhës së OSBE, njëherësh, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg deklaroi sot se

Në një deklaratë të përbashkët për median pas takimit në MEPJ, me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Borg riafirmoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe OSBE-së.

“Gjatë ditëve të fundit kam pasur biseda produktive me partnerët tanë në rajon ku kemi theksuar misionin e rëndësishëm të OSBE-së për të ndërtuar, apo rindërtuar sigurinë dhe stabilitetin nga Vankuveri në Vladivostok”, tha ai.

“Këtu në terren prezenca e OSBE-së në Shqipëria ka qenë një partner i palëkundur në çuarjen përpara të vlerave demokratike në forcimin e institucioneve dhe në promovimin e të drejtave të njeriut që prej vitit 1997. Puna jonë në të mirë të popullit shqiptar shtrihet në fusha kyçe si sundimi i ligjit, mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe liria e medias”, theksoi Borg.

Borg u shpreh se, “përmes nismave që synojnë reformën në gjyqësor, luftën ndaj trafikimit dhe angazhimin e të rinjve po ndërtojmë demokraci më të forta dhe shoqëri më gjithëpërfshirëse”.

Borg theksoi se, “OSBE mbetet e gatshme të ndihmojë Shqipërinë për të çuar përpara reformat kyçe zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it dhe në përputhje me rekomandimet e tyre”.

Borg gjithashtu vlerësoi kryesimin e OSBE-së nga ana e Shqipërisë.

“Keni dhënë kontribute të jashtëzakonshme në OSBE, vitin 2020 kur ishit në kryesim të organizatës e duke lundruar nëpër sfida të pashembullta përfshi dhe atë të pandemisë së COVID-19, por pavarësisht këtyre pengesave ishte një kryesim tejet i suksesshme që në fakt forcoi angazhimin tonë në fusha kyçe të organizatës”, tha ai.

“Motoja e kryesisë këtë vit, forcimi i qëndresës dhe rritja e sigurisë reflektojnë vetëdijen e Maltës për mjedisin sfidues ku ne veprojmë”, tha ai.

Po punojmë fort për të siguruar rezistencën e OSBE-së tha ai, teksa shtoi se, “jemi të vendosur që të gjejmë zgjidhej efektive, të qëndrueshme për forcuar aftësinë e organizatës sonë për të vepruar në rrethana të pashembullta dhe kapacitetet e saj për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur dhe të vendosur peizazhit të sigurisë që është në zhvillim gjithmonë”.
Borg inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë ta shfrytëzojë plotësisht ndihmën dhe ekspertizën e OSBE për të çuar përpara objektivat e saj strategjike.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hasani: Malta mbështetëse e vazhdueshme e integrimit evropian të Shqipërisë
Next Article Sulmi kibernetik nga Irani, Karçanaj: E ndaluam në kohë, synohej fshirja e të dhënave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?