By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çaji i rozmarinës me limon dhe efektet e tij në tretje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Çaji i rozmarinës me limon dhe efektet e tij në tretje
Shëndetësi

Çaji i rozmarinës me limon dhe efektet e tij në tretje

admin
Last updated: 14/11/2024 08:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima.

Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore.

Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe problemeve me gjymtyrët.

Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës.

Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës.

Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret.

Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën.

Kur kombinohet me limonin, ky çaj ofron shumë përfitime për organizmin dhe kthehet në një kurë të vërtetë sidomos për tretjen.

Përbërësit

2 limonë

4 filxhanë ujë,

Çerek filxhani me rozmarinë

Mjaltë sipas dëshirës

Përgatitja

Vendoseni çajnikun në zjarr dhe shtoni rozmarinën.

Lërini të ziejnë për 10-15 minuta nga koha kur uji nis të vlojë dhe më pas shtoni fetat e prera të limonit.

Më pas ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.

Vlerat e çajit të rozmarinës me limon

Ekspertët shpjegojnë se limoni stimulon tretjen dhe pastron mëlçinë.

Këtë punë e bën më së miri në bashkëpunim me rozmarinën e cila ndihmon në pastrimin e organizmit.

Ky çaj rekomandohet kundër një sërë problemesh shëndetësore:

Ai ndihmon dhe përmirëson tretjen,

Pastron organizmin nga toksinat,

I jep trupit energji dhe gjallëri,

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës,

Përmirëson sistemin imunitar dhe e forcon atë,

Pastron dhe forcon mushkëritë,

Largon stresin, qetëson mendjen dhe përmirëson gjumin

Përbën një kurë të mirë për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë e jashtme

Rekomandohet për shëndetin e masës muskulare.

Kujdes.

Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur.

Ky çaj mund të mos jetë i mirë për femrat shtatzënë dhe ata që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të konsultohen me një mjek.(AgroWeb.org)

You Might Also Like

Ushtrimet fizike ndihmojnë në menaxhimin e migrenës

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Një gotë verë në ditë parandalon rrezikun nga tromboza

Kur është koha e duhur për të ngrënë darkë?

Ja pse duhet të zgjoheni herët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni i posaçëm interviston kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese
Next Article Njolla grimi në rroba, ka një mënyrë të thjeshtë për t’i zhdukur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?