By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Salianji: SPAK të hetojë gjetjet e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Salianji: SPAK të hetojë gjetjet e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”
Shqipëri

Salianji: SPAK të hetojë gjetjet e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”

admin
Last updated: 14/11/2024 11:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sot, lidhur me hetimin e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”-in.

Sipas Salianjit ky hetim nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash. Ai thekson se, përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të mëtejshme nga SPAK.

Salianji u shpreh se, Kryetarja e Kuvendit nuk i ka përcjellë SPAK-ut konkluzionet e Komisionit Hetimor.

Nga kabina telefonike e burgut ku po vuan dënimin e tij, Salianji kërkoi që “të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rëndë, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim”, tha ai.

Ai u shpreh se, “ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një shërbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me ndërhyrjet kriminale në sistemin TIMS”.

“Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive”, theksoi Salianji.

Ai u shpreh i bindur se një nga arsyet e burgosjes së tij janë edhe gjetjet e atij komisioni.

“Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar. Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”, tha Salianji.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forcat Speciale pjesë e stërvitjes “Wise Wolf – 24” në Maqedoninë e Veriut
Next Article Ish-ministri nuk dëshmoi deri pas mesnate në Komisionin hetimor, PD: I prangosuri Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe kërcënoi deputetët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?