By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-ministri nuk dëshmoi deri pas mesnate në Komisionin hetimor, PD: I prangosuri Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe kërcënoi deputetët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ish-ministri nuk dëshmoi deri pas mesnate në Komisionin hetimor, PD: I prangosuri Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe kërcënoi deputetët
Shqipëri

Ish-ministri nuk dëshmoi deri pas mesnate në Komisionin hetimor, PD: I prangosuri Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe kërcënoi deputetët

admin
Last updated: 14/11/2024 11:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, vijoi me debate mes opozitës dhe mazhorancës, për disa orë me radhë, deri pas mesnate.

Rreth orë 01:30 minuta pas mesnatës, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa po kërkonte që ish-ministri Ilir Beqaj të rikthehej në burg pasi kishte kaluar afati se kur ishte marrë leja për të dhe të enjten të merrej një tjetër leje dhe ai të paraqitej sërish.

“Ilir Beqaj tani duhet të shkojë atje ku ka vendin, ne të vazhdojmë diskutimet këtu. Ky komision nuk mund të bjerë peng i telefonatave të Ndrecës, që kam folur unë dhe kam marrë leje. Ju zonja kryetare mbani përgjegjësi sepse ju çoni shkresat. Nëse këta duan të bëjnë shou dhe ti japin një natë liri Beqaj, më vjen shumë keq. Sot është data 14 nëntor, leja që keni marrë për Beqaj është për 13 nëntorin”- tha Zhupa.

Por në këtë moment, në komision ka hyrë ish-ministri Beqaj, i cili shihet të debatojë me Zhupën.

Sipas deputetes demokrate, Beqaj e kërcënoi në mes të komisionit.

Në këtë moment pas debateve të shumta, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ndërpreu mbledhjen për t’i kërkuar Policisë së Burgjeve që të rikthenin në qeli ish-ministrin.

“Të futet Beqja dhe të kërcënojë deputetët e opozitës është skandal i skandaleve. Nesër do ftoj kryesinë e Komisionit që të mblidhemi, të bëjmë shkresat përkatëse që tua dërgojmë gjithë institucioneve që t’u dëshmojmë bashkë me videon, skandalin më të madh që ka ndodhur. Mbledhje më këtu nuk vazhdohet”- tha Vokshi.

Pas mbledhjes maratonë ku sërish ish-ministri Beqaj nuk u lejua të jepte dëshminë e tij për shkak të debateve mes mazhorancës dhe opozitës, Partia Demokratike ka reaguar sot duke theksuar se Ilir Beqja ka takuar dje lirisht deputetët e PS si dhe ka kërcënuar deputetët e opozitës.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit! Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës. As Policia dhe as Garda nuk veprojnë. Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit. Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës”, theksoi PD në njoftimin për mediet.

Sipas PD, kjo situatë vetëm që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor.

“Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë. Sipas denoncimit të bërë nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, teksa Beqja lëvizte i lirë edhe pse i kishte mbaruar leja nga burgu, as policia e as Garda nuk ndërhynë”, thekson PD.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Salianji: SPAK të hetojë gjetjet e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”
Next Article Beqaj: S’kam kërcënuar askënd, nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?