By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Beqaj: S’kam kërcënuar askënd, nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Beqaj: S’kam kërcënuar askënd, nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim
Shqipëri

Beqaj: S’kam kërcënuar askënd, nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim

admin
Last updated: 14/11/2024 11:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili prej dy ditësh nuk arriti të dëshmonte në Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, pasi opozita dhe mazhoranca nuk ranë dakord për procedurën deklaroi sot nga qelia se “dështimin politik deputetët e opozitës nuk i lejoj ta përcjellin në nëpërkëmbje të dinjitetit tim”.

“Prej mars 2024 kur është miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi, nga deputetët nismëtare jam përballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur në heshtje ditën e përballjes në Komision.  Ditën e martë jam paraqitur në orën 10 dhe deri në orën 19.30 jam penguar të jap dëshminë. Është penguar të flasë edhe avokati im”, tha Beqaj.

Beqaj u shpreh se “ditën e mërkurë jam paraqitur në orën 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri në orën 01.40 të ditës së enjte. Edhe në mbledhjet e këtyre dy ditëve që janë publike, me zë dhe figurë, jam përballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti”.

“Në atë orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes në pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam dëgjuar deputeten Zhupa që sikur unë të isha send kërkonte që meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 nëntor të kthehesha në qeli, pasi sipas saj kjo ishte leja e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve”, bëri të ditur Beqaj.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, sqaroi Beqaj,  edhe për një të paraburgosur në rast marrje në pyetje apo procesi gjyqësor qëndrimi nuk varet nga orari i lejes, por kohëzgjatja e seancës përkatëse.

“Kam hyrë në sallën e mbledhjes vetëm një hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri në kufijtë e torturës që bëhej prej më shumë se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd.  I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty në pritje prej orës 10.30. Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do të vazhdoj ta kundërshtoj”, nënvizoi Beqaj.

Ish-zv/ministri Beqaj u shpreh se “në 8 muaj hetime të komisionit, të gjithë dëshmitarët kanë provuar që dy koncensionet objekt hetimi janë histori suksesi”.

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, u zhvillua përgjatë dy ditëve me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Debatet u zhvilluan në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili për dy ditë me radhë u shfaq në Kryesinë e Kuvendit, për të dhënë dëshminë e tij në Komision. Komisioni vijoi mbrëmjen e djeshme deti në orën 01:40 të ditës së sotme ndërsa dëshmia e tij nuk u dha për shkak të debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës që kërkonin të thirren për të dëshmuar Vilma Nushi si dhe kryeministri Edi Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-ministri nuk dëshmoi deri pas mesnate në Komisionin hetimor, PD: I prangosuri Beqja lëvizi lirshëm në Parlament dhe kërcënoi deputetët
Next Article Reshje shiu të dendura në disa qarqe, IGEO: Në lartësitë mbi 900 m dëborë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?