By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa për “Sterilizimin”: Asnjë hap pas, hetimin do ta vazhdojmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa për “Sterilizimin”: Asnjë hap pas, hetimin do ta vazhdojmë
Shqipëri

Zhupa për “Sterilizimin”: Asnjë hap pas, hetimin do ta vazhdojmë

admin
Last updated: 14/11/2024 11:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka kërcënuar në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor parlamentar të “Sterilizimit”.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Zhupa tha se “dje deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërkohë që po kryenin funksionet parlamentare. Asnjë dëshmitar, edhe i lirë qoftë ai, nuk lejohet të hyjë në sallën ku zhvillohen mbledhjet pa e thirrur kryetarja e komisionit. Ju keni 100 gardistë që nuk lejojnë deputetët të hyjnë në sallat ku zhvillohen mbledhje, pa leje apo kur janë të përjashtuar. Mirëpo policia e burgjeve, gardistët që duhet të ishin atje nuk e ndalonin dot Ilir Beqajn, sepse duke qenë 2 metra dhe shok i kryeministrit e ngatërruan me Edi Ramën dhe nuk e ndaluan”.

“Ilir Beqaj, tha Zhupa, livadhiste i lirë dhe i jepte urdhra policisë së burgjeve se çfarë duhet të bënin. Ju nuk patët guximin të thonit një fjalë si kryetare që kërcënohen deputetët në sallën e Kuvendit, nga një njeri që bën dhe status për kushtet çnjerëzore të Kuvendit dhe vinte e kërcënonte deputetët”.

“Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra. Kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë gardistët, se një kishin lënë atje. Ilir Beqaj kërcënon nga burgu, pra gjithë protokolli i sigurisë ka rënë. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe do të hetojmë doni apo nuk doni ju. S’do bëjmë asnjë hap pas, do na keni përballë dhe në betejë”, tha ajo.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Debate mazhorancë-opozitë në Kuvend për Komisionin hetimor të shëndetësisë
Next Article Bardhi: Të shtyhet afati i Komisionit Hetimor në shëndetësi, Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?