By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi: Të shtyhet afati i Komisionit Hetimor në shëndetësi, Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi: Të shtyhet afati i Komisionit Hetimor në shëndetësi, Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës
Shqipëri

Bardhi: Të shtyhet afati i Komisionit Hetimor në shëndetësi, Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës

admin
Last updated: 14/11/2024 11:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Seanca plenare ka nisur me debate ndërmjet kryetares së parlamentit Elisa Spiropali dhe përfaqësuesve të opozitës.

Shkak u bë prezenca e Ilir Beqajt gjatë mbledhjes së komisionit hetimor në Shëndetësi, mbledhje e cila zgjati deri pas mesnate.

Kryetari i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit duhet të shqetësohet për kërcënimet që bëhen ndaj deputetëve të opozitës dhe jo për etikën e komunikimit të deputetëve të opozitës.

“Ti zonjë duhet të jesh shumë e shqetësuar që një person i paraburgosur nën hetim nga drejtësia, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, madje guxonte të futej në sallën e mbledhjeve të komisionit dhe guxonte i pashqetësuar të kërcënonte deputetët e opozitës.

Ju si kryetare duhet të kishit qëndrim për këtë dhe jo të kujdeseshit për etikën e komisionit tonë. Si guxon ky kriminel që të kërcënojnë deputetët e opozitës dhe ju duhet të keni qëndrim për këtë dhe jo për etikën tonë të komunikimit”- tha Bardhi.

Nga ana tjetër nënkryetari i PD-së, Flamur Noka, po ashtu e cilësoi si sulm ndaj opozitës futjen e Beqajt në mbledhjen Komisionit Hetimor.

“Dje shqiptarët ndoqën një seancë të turpshme në seancën e komisionit hetimor për shëndetësinë. I jepni urdhër gardës të ushtrojë dhunë ndaj opozitës, një hajdut dy metra i gjatë, i burgosur për vjedhje guxon që të sulmojë të agresojë Kuvendin e Shqipërisë deputetët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Ajo sjellje tregon qasjen tuja për të mbrojtur hajdutët. Paniku bën që ju shkelni çdo normë çdo standard dhe çdo rregullore. Garda e Republikës e ka lënë komisionin hetimor të shëndetësisë pa gardistë, pas asnjë punonjës garde. Ilir Beqaj guxonin të intimidon deputetët”- tha Noka.

Bardhi kërkoi po ashtu të lejohet të zgjatet afati i Komisionit Hetimor në Shëndetësi.

“Të kemi mundësi të respektojmë kushtetutën e vendit”- tha Bardhi.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhupa për “Sterilizimin”: Asnjë hap pas, hetimin do ta vazhdojmë
Next Article Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?