By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata
Shqipëri

Spiropali: Komisioni hetimor mos të shpërdorojë detyrën, se kush është kriminel e përcakton gjykata

admin
Last updated: 14/11/2024 11:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali reagoi sot në seancën plenare në Kuvend ndaj kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në shëndetësi.

Spiropali u shpreh se, “kërkesa që ka ardhur në drejtim të Kryetares për shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor i është paraqitur Konferencës së kryetarëve dje, edhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm nga Komisioni Hetimor”.

Pra, shtoi ajo, “t’ju them të vërtetën ndihem pak në faj që e kam çuar atë kërkesë nga Komisioni, pra nga kërkesa e 7 deputetëve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, sepse normalisht pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhet ta kisha paraqitur në Konferencë të Kryetarëve. Por për hir të debatit dhe të faktit që ka një rëndësi të posaçme hetimi unë e kam paraqitur në Konferencën e Kryetarëve, ku sigurisht që anëtarët tuaj në atë konferencë, kryetarët e komisioneve kanë marrë pjesë në atë debat, është diskutuar dhe në fund është votuar për mos shtyrje”.

“Ai komision është shtyrë dy herë, ju e dini shumë mirë, dhe është shtyrë me dëshirën për t’i dhënë mundësi që Komisioni hetimor të dalë në disa konkluzione, të bëjë detyrën, jo të shpërdorojë detyrën”, tha Spiropali.

“Edhe pse unë nuk jam shprehur në atë konferencë kryetarësh qëndrimi ka qenë i qartë, në bazë të ligjit duhet që të kishte një vendim të ndërmjetëm nga komisioni për t’ia paraqitur Konferencës së Kryetarëve”, u shpreh Spiropali, e cila shtoi se, “pavarësisht kësaj është paraqitur në Konferencën e Kryetarëve dhe është votuar që ai komision të përfundojë detyrën sipas ligjit dhe kohës që i është dhënë nga Kuvendi i Shqipërisë”.

“Sa i takon se kush është kriminel, atë e përcakton prokuroria dhe gjykata. Besoj për këtë jemi dakord dhe përsa kohë dikush vjen si dëshmitar në Kuvendin e Shqipërisë, tregon patjetër gatishmërinë, për të folur, për tu paraqitur, për të dëshmuar, duhet t’i jepet mundësia që kjo të ndodhë”, tha Spiropali.

Lidhur me pretendimet e deputetëve të opozitës se ish-ministri Ilir Beqaj i ka kërcënuar në Komision, Spiropali u shpreh e sigurt se Garda ka respektuar rregulloren.

“Sa i takon pretendimeve të tjera unë do i shoh me shumë vëmendje. Jam bërë me dije sot në mëngjes. Patjetër jam e sigurt që Garda ka respektuar rregulloren, por gjithsesi, do shihen me shumë vëmendje si pamjet aty, si fakti që dëshmitari ka qëndruar për orë të tëra dhe nuk është prezantuar, ashtu edhe rregullorja e mënyrës së funksionimit. Pra nuk mund të jap një koment sot për këtë sepse sot në mëngjes jam bërë me  dije për kërkesën tuaj që besoj do të vijë dhe me shkrim”, u shpreh Spiropali.

Duke folur për debatet e djeshme në Komisionin hetimor të shëndetësisë, deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se “dje një akt i turpshëm i inkurajuar nga dhuna e policisë ndaj opozitës në kundërshtim me ligjin që hyn në sallën e parlamentit, inkurajuar nga dhuna e kryeministri ushtron ndaj opozitës. Një hajdut dy metra i gjatë i burgosur guxon që të sulmojë, agresojë Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e komisionit hetimor të shëndetësisë”.
“U përpoqët dje që të minonit punën e komisionit. Paniku se po ju del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelni çdo normë dhe çdo standard. Komisioni mbrëmë ishte pa gardianë, Ilir Beqaj së bashku me avokatin guxonin të intimidonin deputetët”, tha Noka.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bardhi: Të shtyhet afati i Komisionit Hetimor në shëndetësi, Beqaj kërcënoi deputetët e opozitës
Next Article Balluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?