By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë
Maqedoni

​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

admin
Last updated: 14/11/2024 13:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë inspektuar punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë. Në këto dy klinika të reja pritet të ofrohen shërbime të cilat më herët pacientët i kanë marr jashtë vendit, për shkak se ato nuk ofrohen aktualisht në shëndetësinë kosovare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se ky projekt ka vlerën 4.3 milionë euro dhe pritet të përfundoj brenda 24 muajve.

“Ky projekt e ka vlerën totale prej afër 4.3 milionë euro dhe do të ofroj shërbime me standardet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve… të cilat tash do të fillojnë të trajtohen edhe në Republikën tonë e jo qytetarët në vend që të shkojnë në spital për shërim të mendojnë se me cilën avio-kompani do të udhëtojnë jashtë vendit siç ka ndodhur në këto më shumë se dy dekada. Pra, do të ketë qasje në shërbime të reja të cilat aktualisht nuk janë të disponueshme në vendin tonë.

Ky është kapërcimi më i rëndësishëm që po bëhet në investimet në shëndetësi… Do t’i ketë tri nivele ndërtesa, bodrumin, përdhesen dhe katin e parë… Nefrologjia e zë hapësirën prej 1094 metra katror në përdhesë, Hematologjia që është në katin e parë sipërfaqe prej 1610 metra katror dhe investimi ka sipërfaqen e përgjithshme prej 3 mijë e 760 metra katror. Afati i kontratës 48 muaj, kohëzgjatje e implementimit 36 muaj, por neve këtu na u tha se kjo do të shkurtohet dhe në fakt synimi është të përmbyllet për 24 muaj”, tha ai.

Sipas tij, është me rëndësi të theksohet që në bodrum do t’i ketë disa zona kryesore, depon për materialet shpenzuese, diagnostikën për Nefrologji dhe Hemato-onkologji.

“Ndërkaq, në përdhesë është Reparti i Nefrologjisë, edhe aty do të jetë edhe hyrja kryesore dhe përmbajtjet e përbashkëta për komunikim vertikal, si dhe  lidhja e drejtpërdrejtë me Repartin e Dializës, përmes korridorit.  Ndërkaq, kati i parë është Reparti Hematoonkologjisë, me përmbajtjet përcjellëse përfshirë edhe këtë ndërtimin mbi përdhesën ekzistuese, dializa ekzistuese në këtë zonën e izolimit.

Janë shërbimet e reja që janë synimi jonë, sepse zhvillimi, investimi bëhet me pacientin në qendër, është shërbimi plazmaferezës, që për herë të parë do të ofrohet në Kosovë, dhe po angazhohemi që të ofrohet edhe biopsia e veshkës. Dhe tjetra është transplantimi autolog i palcës kockore për leukemitë akute, një mundësi që më parë siç e fillova këtë fjalë timen i dërgonte pacientët tanë ashtë vendit për trajtim, por me përfundimin e këtij projekti do të zhvillohet brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha ai.

“….Unë i përgëzoj edhe QKUK-në, edhe ShSKUK-në, edhe drejtoreshën edhe jemi shumë falënderues për këtë bashkëpunim që e kemi midis QKUK-së, ShSKUK-së, drejtorëve të klinikave, stafit shëndetësor, edhe mjekëve edhe infermierëve, Ministrisë së Shëndetësisë, deputetëve të Kuvendit, ku na është bashkuar edhe Fatmire Kollçaku Mulhaxha, dhe gjithashtu edhe njëkohësisht punë kryesit të cilët pra do të punojnë me efikasitet edhe cilësi të paparë më herët për shkak se planifikimin tre vjeçar do  ta bëjnë për dy vjet”, tha ndër të tjera kryeministri.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se këto investime në infrastrukturën e shëndetësisë po bëhen sipas standardeve bashkëkohore.

“Shumica e objekteve janë objekte të ndërtuara katër, pesë e gjashtë dekada e më shumë dhe ato nuk i kanë plotësuar as për së afërmi kushtet bazike për një shërbim cilësor dhe bashkëkohor qysh e meritojnë qytetarët e Republikës dhe kjo është e mira që çdo investim që bëhet sot. Çdo transforimim apo renovim në klinika, ndërtimet e reja të gjitha këto kushte përfshirë edhe komponentin e digjitalizimit sepse jemi duke punuar vazhdimisht edhe në komponentin e SISH-it si një parakusht i domosdoshëm për sigurimet shëndetësore”, theksoi ajo.

Drejtoresha e Hematologjisë, Afërdita Ukimeraj u shpreh se kjo klinikë ka pas nevojë për hapësira me qëllim të trajtimit më dinjitoz të pacientëve.

- Advertisement -
Ad imageAd image
“Punimet po shkojnë shumë mirë, ecuri të paparashikuar si duket para dy viteve do të përfundoj ndërtimi. Klinika e Hematologjisë është një prej klinikave që ka pas nevojë të domosdoshme për një rritje të hapësirave për një trajtim sa më dinjitoz të të sëmurëve hemato-onklogjikë sepse është një patologji që kërkon kujdes të veçantë prej të gjithë neve”, theksoi Ukimeraj.

Javë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është përuruar edhe Klinika e Ortopedisë. Ndërsa, gjatë këtij viti janë bërë renovime në Klinikën e Gjinekologjisë, Emergjencës etj.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taksistët e Shkupit kërkojnë që të rriten çmimet e transportit me taksi
Next Article Pse Trump po përpiqet të zemërojë Uashingtonin me zgjedhjet e tij kontroverse të kabinetit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?