By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPB me paralajmërime për “këshilltarë financiarë” të rrejshëm: Qytetarët të jenë të kujdesshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPB me paralajmërime për “këshilltarë financiarë” të rrejshëm: Qytetarët të jenë të kujdesshëm
Maqedoni

MPB me paralajmërime për “këshilltarë financiarë” të rrejshëm: Qytetarët të jenë të kujdesshëm

admin
Last updated: 14/11/2024 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se është vënë re aktivitet i shtuar i mashtruesve, të cilët përmes rrjeteve sociale paraqiten si “këshilltarë financiarë” dhe zakonisht ofrojnë shërbime të tregtimit të kriptovalutave.

Siç thonë nga MPB, këta individë reklamojnë me profile të rreme ose reklama të sponsorizuara, shpesh duke premtuar fitime të larta dhe të shpejta, duke arritur kështu të tërheqin viktima që kërkojnë një mënyrë për të investuar.

“Pas kontaktit përmes mediave sociale, mashtruesit komunikojnë me viktimat përmes telefonatave, duke përdorur numra VOIP që zakonisht duken si numra lokalë për të fituar besimin. Gjatë bisedës, ata i bindin viktimat që të instalojnë softuer të aksesit në distancë, me pretendimin se u nevojitet për t’i ndihmuar ata të krijojnë platformën e tregtimit”.

“Pasi fitojnë akses në distancë në kompjuterin ose pajisjen celulare të viktimës, mashtruesit hyjnë në bankingun elektronik dhe transferojnë fonde nga llogaritë bankare të viktimave. Në shumë raste, viktimat mbeten pa para, para se të kuptojnë se janë mashtruar dhe dëmet janë të konsiderueshme”.

“Departamenti për Krime Kompjuterike këshillon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur komunikojnë me persona të panjohur të cilët ofrojnë këshilla financiare përmes internetit. Asnjëherë mos instaloni softuer për qasje në distancë me kërkesë të të huajve dhe kini kujdes nga telefonatat nga numra telefoni të panjohur ose të dyshimtë. Në rast dyshimi për mashtrim, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thonë nga MPB

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deshi të sulmojë Gjykatën e Lartë të Brazilit, i dyshuari vritet nga eksplozivi i tij
Next Article Dimitrieska – Koçoska: Propozim-buxheti është zhvillimor me komponentë sociale, pas numrave qëndron koncept i ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?