By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debate mazhorancë-opozitë në Kuvend për Komisionin hetimor në shëndetësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Debate mazhorancë-opozitë në Kuvend për Komisionin hetimor në shëndetësi
Shqipëri

Debate mazhorancë-opozitë në Kuvend për Komisionin hetimor në shëndetësi

admin
Last updated: 14/11/2024 13:28
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të socialistëve.

Në seancën plenare, teksa ju përgjigj deputetit Toni Gogu, i cili foli për përçarjen në PD, Bardhi tha se në radhët e socialistëve, janë gati për të paguar vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin.

“Toni Gogu ka qenë dhe vijon të jetë bashkëpunëtori më i ngushte i lali inceneratorit madje si kryetar i këshillit bashkiak dhe është i përfshirë në atë çështje, ne do ta themi nga ajo që ju keni firmosur buxheti i shtetit paguan 430 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për të vrarë njëri tjetrin”, tha Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i kërkoi Bardhit të ketë kujdes me akuzat e ngritura. “Këto janë akuza të rënda”, u shpreh ajo.

“Sa herë përmend Belindën bën sikur e mbron, por e dimë sa e don”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Spiropalit.

“Pra janë gati të paguajnë dhe vrasës me pagesë për të vrarë njëri tjetrin por dalin duke pozuar sikur janë motër e vëlla, por ne nuk jemi as të shtirur, as mashtrues, as gënjeshtar.

I nderuar koleg shiko këtë luftën që po hanë kokat, me njëri tjetrin do hani kokat me njëri tjetrin”- tha Bardhi.

Gjylameti: Bërtasin për të zgjatur afatet, dy ditë diskutime nuk u shfrytëzuan për asgjë

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në diskutimet e seancës së sotme plenare, kërkoi që të shmangen diskutimet e gjata jashtë rendit të ditës, sepse sipas saj, teatri i absurdit ka kohë që vazhdon në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Kërkesën e parë e kam të kalojmë në rendin e ditës. Teatri i absurditetit ka muaj që vijon në këtë Parlament, ku kulmoi me ato dy ditë me disa prova gjenerale, në kufijtë e çnjerëzores, me disa aktorë që përsërisin e përsërisin pa fund, me shpresën se ndonjë nga publiku duhet t’i duartrokasin. Besoj se nuk i shërben fare këtij institucioni”, tha Gjylameti.

Deputetja kërkoi që i gjithë fokusi i diskutimeve në Kuvend të mos dalë jashtë rendit të ditës apo diskutimeve për çështje që shqetësojnë qytetarët, ndërsa u ndal edhe në punimet e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in në shëndetësi.

“Ndërkohë, në anën tjetër, teksa diskutojnë, bërtasin, ulërasin dhe këmbëngulin në të drejtën e tyre për të zgjatur afatet, pyetja që unë kam: Dy ditë të plota për çfarë u shfrytëzuan? Kërkojnë dëshmitarë, çfarë bënë? Kam një propozim tjetër, të ndryshojmë rregulloren në mënyrë të tillë, që pikat e fundit, diskutimet jashtë rendit të ditës të kalojë e para. Këtu, çdo gjë thuhet me shpresën se do fitojnë garën ndonjëri, kush e kush të marrë fjalën se do thotë gjënë më të mirë të mundshme. Ndërkohë, asgjë në lidhje me ato çka dakordësojmë së bashku në lidhje me çështje të rendit të ditës apo çështje që u interesojnë qytetarëve. E kalojmë, bëjmë diskutime jashtë rendit të ditës, një orë, dy orë, pastaj kalojmë në diskutime të tjera”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bilali: Ju na intimiduat me sjelljen tuaj… Nuk jeni prokurorë e gjykatës.

Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali, gjatë replikave me opozitën për çështjen e shtyrjes së afatit të komisionit hetimor të “Sterilizimit”, nënvizon se sjellja e opozitës nuk është njerëzore, madje disa prej tyre ngjajnë me ushtrinë e “kuqe”.

“Sot kam një lloj tjetër emocioni. Është revolta e asaj që patëm mbrëmë. Fjalën e mora për procedurë, dhe veçanërisht për etikën, jo sjelljen njerëzore për të cilën e keni me zotin ballafaqimin. Thatë se u ndjetë të intimiduar, por ai person ndenji dy ditë në korridoret e Kuvendit dhe dëgjonte çfarë u thonit ju. Ju na intimiduat ne. U munduat me media për të nxjerr çdo fjalë nga konteksti. Jo vetëm të djeshmit, por dhe dy dëshmitarët e tjerë, keni ngatërruar funksion, jeni deputet, jo prokurorë e gjykatës. Me përjashtim të zonjës Koliqi, që ruan rolin e saj, ju të tjerët ishit si ushtria e kuqe…”, – tha Bilali.

Koreshi: Na e shtyni i çik atë komisionin. Na e sillni dhe Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi kërkoi shtyrjen e afatit të punës së komisionit hetimor të “Sterilizimit”.

“Unë do t’ju kërkoja me shumë nderime dhe respektime, duke qenë se na nisët 40 ditë me pushime në hotele me 5 yje si opozitë, duke qenë se na krijuat kushte aq të mira që të mos merrnim pjesë në komision, duke qenë se na sollën Beqajn atje, më shumë lehte avokati se Beqaj. Na e shtyni i çik atë komisionin. Na e sillni dhe Ramën

Kam një mandat të tërë që nuk e kam parë një herë. Silleni të marrim pak eksperiencë të vijmë në pushtet. Bashkë me zonjën Vilma, që është fukareshë e shkreta, e të na mësojë si kalohet nga duhani në Check-Up. A të keqen kryetare…”- tha Korreshi.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dimitrieska – Koçoska: Propozim-buxheti është zhvillimor me komponentë sociale, pas numrave qëndron koncept i ri
Next Article Balla: Afati i komisionit hetimor nuk shtyhet pa vendim të ndërmjetëm, Bardhi: Asnjë fjali në ligj në raport me këtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?