By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Afati i komisionit hetimor nuk shtyhet pa vendim të ndërmjetëm, Bardhi: Asnjë fjali në ligj në raport me këtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Afati i komisionit hetimor nuk shtyhet pa vendim të ndërmjetëm, Bardhi: Asnjë fjali në ligj në raport me këtë
Shqipëri

Balla: Afati i komisionit hetimor nuk shtyhet pa vendim të ndërmjetëm, Bardhi: Asnjë fjali në ligj në raport me këtë

admin
Last updated: 14/11/2024 13:29
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë ta shtyjë afatin e Komisionit hetimor për shëndetësinë për sa kohë nuk ka një vendim të ndërmjetëm.

Në fjalën e tij në seancën plenare, Balla u shpreh se, “në fillim të seancës u artikulua e vetmja kërkesë afër procedurës që ka të bëjë me një kërkesë të 7 deputetëve. Kërkesë e cila, e tha dhe vetë Kryetarja, me dashamirësinë e Kryetares, edhe pse nuk përmbushte asnjë parakusht bazuar në rregullore për t’u shqyrtuar nga Konferenca e Kryetarëve është shqyrtuar dje në mbledhjen e orës 16:30 nga Konferenca e Kryetarëve”.

“Pse e them që kërkesa e 7 deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht të rregullores? Që të zgjatet një komision hetimor ligji thotë, ligji për komisionet hetimore, i ka dhënë kompetencën vetëm vetë komisionit ta bëjë një gjë të tillë. Në ligjin për komisionet hetimore, neni 8 i ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën e ngritjes së komisioneve dhe nuk i ka dhënë Kuvendit asnjë kompetencë tjetër”, shtoi Balla.

“Si parakusht ka vendosur ligjvënësi që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm dhe kjo ka ndodhur 2 herë. Kanë ardhur 2 herë kolegët nga të dy krahët me 2 vendime të ndërmjetme dhe kjo ka ndodhur dhe është zgjatur. Dhe kemi vendosur me konsensus e kemi zgjatur”, nënvizoi Balla

“Tani ky vendim nuk ka ndodhur. Sot në orën 16:00 i mbaron mandati Komisionit Hetimor. Tani bëhet një teatër që ose do presim deri në orën 16:00 që të mbarojë afati, ose të paktën ju vetë e keni sabotuar me dëshirë sepse, e para, këtu ishim para 1 jave. Pse nuk erdhët para 1 jave të sillnit një kërkesë? Asnjëri nga ju nuk e përmendi”, tha Balla.

“E dyta, pse nuk parashtruat një vendim të ndërmjetëm në komision dhe të propozohej një vendim i ndërmjetëm në komision. Nuk ka ndodhur”, u shpreh Balla.

“E treta është që Rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni, kemi një problem aty. Neni 25 është neni më i shkurtër i Kuvendit për komisionet hetimore. “Natyrshëm duhet dhe prandaj do të kishit bërë mirë të kishit ardhur tek Komisioni i Posaçëm dje për të diskutuar edhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar të gjithë kuadrin e vetë të brendshme, qoftë rregulloren, qoftë ligjin për komisionet hetimore, qoftë ligjin për statusin e deputetit e gjithçka tjetër, sepse e vërteta është që kjo është rregullorja”, tha Balla.

“Kuvendi sot kjo sallë me ligj nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë gjë sa kohë ne nuk kemi përpara një vendim të ndërmjetëm”, theksoi Balla.

Ministri iu drejtua deputetëve të opozitës se, “meqenëse Konferenca e Kryetarëve ua refuzoi dashamirësin e kryetares për të futur në shqyrtim një kërkesë, e cila nuk ishte e bazuar as në rregullore as në ligj, të paktën të kishit ankimuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Pra atë vendim të djeshëm që u mor me shumicë në Konferencën e Kryetarëve ta kishit ankimuar. Edhe këtë s’e keni bërë. Që të paktën të shprehej seanca sot”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi ndaj Taulant Ballës duke e sfiduar të gjejë një fjali në ligjin për Komisionet Hetimore që kërkesa për zgjatjen e punimeve të komisionit hetimor bëhet me vendim të ndërmjetëm të Kuvendit.

“Ju sfidoj ju si ministër, Kryetaren e Kuvendit dhe cilindo tjetër në sallë, të gjejë një fjali në ligjin për Komisionet Hetimore që kërkesa për zgjatjen e punimeve të komisionit hetimor bëhet me vendim të ndërmjetëm të Kuvendit. Nuk ka asnjë fjali në ligj në raport me këtë”, tha Bardhi.

Në ligj, shtoi ai, “ka një parim që rrjedh nga e drejta kushtetuese e opozitës që thotë, Kuvendi nuk mund të vendosë kufizim të kohëzgjatjes së komisionit aq sa e ka kërkuar grupi i deputetëve nismëtar. Që do të thotë çdo kërkesë që vjen nga grupi nismëtar, që janë ata që kanë vënë në lëvizje parlamentin për këtë kontroll parlamentar për kohëzgjatjen e punës së Kuvendit, apo për shtim të kohës së punës së Kuvendit, merret në shqyrtim nga Konferenca e kryetarëve dhe është detyrim i Konferencës së kryetarëve ta sjellë për vendimmarrje në seancën plenare”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Vendimi që ju keni marrë dje nuk ankimohet, se nuk ka procedurë ankimimi të vendimeve të Konferencës së Kryetarëve”, tha ai, duke ripërsëritur kërkesën për të zgjatur afatin e Komisionit Hetimor për shëndetësinë.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Debate mazhorancë-opozitë në Kuvend për Komisionin hetimor në shëndetësi
Next Article Kuvend, miratohet kërkesa për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë me IBRD

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?