By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Toshkovski: Leje për armë morën njerëzit të cilët ligjërisht nuk kishin të drejtë, shkarkim për rreth 15 zyrtarë të policisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Toshkovski: Leje për armë morën njerëzit të cilët ligjërisht nuk kishin të drejtë, shkarkim për rreth 15 zyrtarë të policisë
Maqedoni

Toshkovski: Leje për armë morën njerëzit të cilët ligjërisht nuk kishin të drejtë, shkarkim për rreth 15 zyrtarë të policisë

admin
Last updated: 14/11/2024 22:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 nëntor – Komisioni për revizionin e procedurave për dhënien e lejeve për posedim të armëve ka konstatuar se mbi 5000 lëndë nuk janë përpunuar, ndërsa gjithashtu edhe një numër i madh i lëndëve janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast Departamenti për Kontroll të brendshëm pas hetimit themelor dorëzoi te Departamenti për Procedura Disiplinore propozim për zbatimin e procedurave disiplinore – shkarkim për rreth 15-të persona të cilët ishin në pozita udhëheqëse në polici nga pushteti paraprak, informoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Toshkovski, duke qenë i ftuar në ditarin e televizionit Sitel, theksoi se në periudhën e fundit u janë dhënë armë njerëzve të cilët ligjërisht nuk kishin të drejtë të posedojnë armë, ndërsa personave që ushtronin të drejtat e tyre nuk u lejohej ta përfundonin procedurën. Ai paralajmëroi edhe digjitalizimin e këtij lloj shërbimi.

“Sipas udhëzimit të prokurorit publik, për të gjithë ata për të cilët do të konstatohet se ka elemente të kryerjes së veprës penale, në periudhën e ardhshme qoftë nesër apo nga e hëna do të parashtrohet kallëzim përkatës penal… Ata merituan të pushoheshin nga puna, ata morën shkarkimin si pjesë e një procedure disiplinore. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik do të vijojë procedurë përkatëse penale për ata për të cilët ekzistojnë”, tha Toshkovski.

Toshkovski njoftoi gjithashtu se është duke u shqyrtuar një ligj i ri që duhet të rregullojë të gjitha të drejtat për armëmbajtje, i cili do të harmonizohet me të drejtat e qytetarëve të BE-së.

“Duhet të kemi një analizë të thellë, duhet të punojmë me përkushtim në interes të qytetarëve, duhet të gjejmë zgjidhje sistematike”, tha Toshkovski.

I pyetur nëse ka informacione për ndonjë kërcënim për sigurinë e shtetit, Toshkovski theksoi se MPB dhe të gjitha institucionet tjera që merren me çështjet e sigurisë janë të gatshme t’u përgjigjen të gjitha sfidave që mund të paraqiten në të ardhmen.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ALARM/ Cikloni polar po vjen, në këto vende pritet 40 cm borë
Next Article Rusia e hapur për negociata paqeje në Ukrainë nëse Trump i nis ato

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?