By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Informojmë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mos bien pre e manipulimeve të BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Informojmë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mos bien pre e manipulimeve të BDI-së
Maqedoni

VLEN: Informojmë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mos bien pre e manipulimeve të BDI-së

admin
Last updated: 17/11/2024 20:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 nëntor – Si koalicion faktorizues në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndjejmë për obligim të informojmë publikun e gjerë në Kosovë e Shqipëri, por edhe në vendet tjera kudo që jetojnë shqiptarë. VLEN është duke bërë punë të dyfishtë, duke korrigjuar gabimet e BDI-së dhe duke përmbushur premtimet e zotimet nga fushata elektorale, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

“Ata që duhej ta rregullonin statusin e ushtarëve të UÇK-së, nuk e bënë.
Qytetarët e dinë dhe janë dëshmitarë se si BDI anashkaloi me vite të tëra statusin e ushtarëve të UÇK-së duke e vendosur si çështje të parëndësishme. Së pari, VLEN është duke punuar intenzivisht për të rregulluar çdo nevojë e kërkesë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Fatmirësisht, Blerim Ramadani, ushtar i UÇK-së e kishte lexuar me kohë skenarin e BDI-së.

Logjistika kryesore për flijimin e Blerim Ramadanit ishte Islam Abazi i Zajazit, i cili vepronte me urdhër të Ali Ahmetit dhe Blerim Bexhetit. E kjo çështje u demaskua lehtësisht sepse u kuptua qartësisht, BDI ishte në gjendje ta bëjë “kurban” ushtarin e UÇK-së, për disa pikë të ulëta politike. Ata dështuan edhe kësaj radhe. Së dyti, derisa BDI me ngazëllim pranonte urata për zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ata tani po e përgënjeshtrojnë veten, sepse po rezulton që statusi i gjuhës shqipe akoma qenka i pa zgjidhur përfundimisht.

Prandaj, uratat e falsifikuar nga manipulimet e maskuara po dalin në pah që zyrtarizmi i shqipes nuk paska qenë i vërtetë. Shqiptarët kudo që jetojnë duhet ta kenë të qartë se VLEN-i po punon pa ndalur që t’ia kthejë dinjitetin gjuhës shqipe edhe secilës çështje tjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, besojmë se përpjekjet aktuale të BDI-së për të ikur nga përgjegjësia dhe llogaridhënia përmes krijimit të një atmosfere pasigurie mbesin jo vetëm jo serioze por edhe përpjekje të dështuara qysh në fillim.

VLEN mbetet fuqishëm e përkushtuar për ruajtjen e karakterit multietnik të shoqërisë dhe shtetit tonë, për respektimin dhe promovimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si dhe për forcimin e gjyqësorit si shtyllë e pavarur e demokracisë.

Apelojmë te të gjitha subjektet dhe institucionet politike, përfshirë BDI-në, që të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet në diskursin e tyre publik. VLEN vazhdon të mbetet gardian i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!”, shkruan në komunikatën e partive shqiptare në pushtet.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zv.kryeministri Izet Mexhiti nuk përjashton mundësinë e rishikimit të teksteve shkollore me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve
Next Article Muhamed Sejdini tërhiqet nga FFM-ja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?