By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Buxheti 2025, parashikohet dy ditë seancë maratonë, PD ka thirrur protestë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Buxheti 2025, parashikohet dy ditë seancë maratonë, PD ka thirrur protestë
Shqipëri

Buxheti 2025, parashikohet dy ditë seancë maratonë, PD ka thirrur protestë

admin
Last updated: 18/11/2024 09:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë në një seancë maratonë dy ditore buxhetin e vitit 2025. Seanca është parashikuar të nisë sot në orën 10:00, ndërsa votimi do të bëhet të martën pasdite.

Vitin e ardhshëm, buxheti pritet që të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, duke kapur kështu edhe shifrën më të lartë në historinë e vendit dhe që do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave.

Në opinionin e saj Banka e Shqipërisë gjatë miratimit në parim të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, e konsideron realist, por identifikon sektorët më problematikë që kërkojnë vëmendje të shtuar duke nisur nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, planin e investimeve, por edhe skemën e pensioneve.

Ndryshe nga disa vite më parë, opozita nuk e ka bojkotuar në debatet në Komisione. Deputetet e opozitës, por dhe mazhorancës ngritën edhe shqetësime të tjera sa i përket buxhetit të viti 2025. Reformimi i pagave, luftimi i informalitetit, bujqësia por dhe siguria kibernetike duhet të marrin më shumë vëmendje vitin e ardhshëm, sipas tyre.
Opozita e ka cilësuar si buxhet që shkon për projekte korrupsioni. Në një reagim të disa ditëve më parë Gazment Bardhi deklaroi se qeveria vazhdon dhe paguan inceneratorë që nuk ekzistojnë apo kontrata korruptive në shëndetësi, ndonëse qytetarët përballen me mungesën e ilaçeve.

Në orarin e votimit, opozita ka paralajmëruar një protestë, që ka për qëllim të ndalojë miratimin e buxhetit.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E kuptoi se i vdiq nëna gjatë ndeshjes, futbollisti i Moldavisë luajti deri në fund dhe pastaj i njoftoi shokët e skuadrës
Next Article Bashkia e Shkupit: Edhe përkundër presioneve, transporti publik do të funksionojë me kapacitet të plotë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?