By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit, Kushtetuesja shqyrton ankimin e Berishës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit, Kushtetuesja shqyrton ankimin e Berishës
Shqipëri

Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit, Kushtetuesja shqyrton ankimin e Berishës

admin
Last updated: 19/11/2024 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimin e kreut demokrat Sali Berisha, i cili kërkon shpalljen anti-kushtetuese të masave të dhënë nga SPAK, pa autorizimin e Kuvendit.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim. Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Pikërisht lidhur me këto dy masa të SPAK, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë sot dhe të shprehet nëse Prokuroria Speciale ka zbatuar ose jo Kushtetutën.

Më herët Berisha përmes mbrojtësve të tij ligjorë kërkoi që nga trupa që do të merrte në shqyrtim çështjen e tij të përjashtohej gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt përbënin thelbin e kërkesës së avokatëve të ish-Kryeministrit që kërkonin përjashtimin nga trupa të Xhaferllarit, duke e cilësuar gjyqtaren si në konflikt interesi. Kushtetuesja e rrëzoi këtë kërkesë të avokatëve të Berishës.

Për të njëjtën çështje Kushtetueses iu drejtuan kohë më parë deputetë të opozitës, por kërkesa e tyre nuk u shqyrtua nga Gjykata.

Pasi ish-kryeministri shpërfilli masat e para të sigurisë të vendosura nga Prokuroria Speciale, SPAK iu drejtua Kuvendit duke i kërkuar autorizimin, por me kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ku prej 11 muajsh Berisha është i izoluar.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Mickoski nuk ka arritur të sigurojë një sistem energjetik stabil
Next Article Lucescu vazhdon ta sulmoj Kosovën: Kam 50 vite aktivitet dhe është hera e parë që i shoh këto gjëra

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?