By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zekolli Shaqiri: Qeveria ka në fokus të veçantë rrugët pan-evropiane, në Komunën e Sarajit do të ndërtohen banesa sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zekolli Shaqiri: Qeveria ka në fokus të veçantë rrugët pan-evropiane, në Komunën e Sarajit do të ndërtohen banesa sociale
Maqedoni

Zekolli Shaqiri: Qeveria ka në fokus të veçantë rrugët pan-evropiane, në Komunën e Sarajit do të ndërtohen banesa sociale

admin
Last updated: 19/11/2024 12:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Korridori VIII, rruga Tetovë – Prizren, projekti i ndërtesave kolektive të banimit dhe investime tjera kapitale janë në fokusin e Qeverisë gjatë këtij mandati, thotë Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Ajo thotë se keqpërdorimet e mundshme në projektin dhe kontraktimin e marrëveshjeve për ndërtimin e Korridorit VIII po hetohen dhe nëse ka shkelje – atëherë organet kompetente do të veprojnë. Por, shton se, për Qeverinë prioritet është realizimi i projekteve të planifikuara, ndërsa për pjesën e hetimit dhe keqpërdorimeve fjalën e ka drejtësia.

“Me ardhjen e Qeverisë sonë, punimet në Korridorin VIII kanë filluar me intensitet dhe po zhvillohen në segmente të ndryshme. Puna është përqendruar edhe në shpronësimin e pronave dhe po realizohet me orare të zgjatura për të siguruar progresin maksimal. Si Qeveri, kemi në fokus të veçantë rrugët pan-evropiane dhe jam e bindur se do të arrijmë t’i përfundojmë në kohë, ashtu siç nuk ka ndodhur kurrë më parë me projektet e premtuara infrastrukturore. Të gjitha keqpërdorimet dhe dyshimet mbi veprimet në të kaluarën, të cilat kemi hasur janë adresuar tek organet kompetente. Ne nuk duam të ndërhyjmë në proceset e investigimit që janë në zhvillim, prandaj presim që rastet të shqyrtohen dhe të japin përgjigje nga ana e institucioneve përkatëse”, thotë Zekolli- Shaqiri në intervistën për PressOnline.al.

Ajo thotë se punohet me kapacitete të plota në planin e buxhetit për vitin 2025 dhe siguron se projektet infrastrukturore që janë në interes të veçantë për shqiptarët do të vazhdojnë pa ndaluar.

“Të gjitha punët e filluara nuk do të ndalen, dhe jemi në procesin e shqyrtimit të mundësive dhe nevojave për investime të tjera që janë thelbësore për avancimin e infrastrukturës vendore”, ka thënë zëvendësministrja.

Ajo potencon se për dikasterin e saj, por edhe Qeverinë – mirëqenia e qytetarëve është tejet e rëndësishme.

“Kemi realizuar dhe po planifikojmë hapa të rëndësishëm për të siguruar kushte më të mira për jetesë. Një nga projektet e ardhshme është ndërtimi i banesave sociale në Komunën e Sarajit, ku do të ofrojmë mundësi më të mira për ata që kanë nevojë për strehim”, nënvizoi ajo.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mursel Misini dhe Berat Jakupi, dy shqiptarët në ekipin e Maqedonisë në kampionatin botëror të karatesë në Spanjë
Next Article Përfaqësuesit e Alternativës pjesëmarrës në trajnim mbi demokracinë digjitale dhe marrëdhëniet me publikun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?