By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm
Shqipëri

Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm

admin
Last updated: 19/11/2024 12:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Vlora Marina, i pari projekt në Shqipëri që merr certifikimin EDGE në projektim

Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies) është i njohur si një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si “Green Building”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas realizimit të tij.

Vlora Marina është vlerësuar për projektin bazuar në eficencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis.

f1f05f83-3c3d-4c75-becb-c49945c3f5cc

Menaxheri i projektimit Flori Durmishi thotë se ky certifikim është i një rëndësie të veçantë si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.

“Nëpërmjet këtij certifikimi, Vlora Marina ka dëshmuar angazhimin e saj për t’i sjellë vendit dhe Vlorës një projekt me standarde ndërkombëtare e inovatore projektimi dhe ndërtimi. Ky certifikim në fazën fillestare të projektit është një vlerësim shumë i veçantë për Vlora Marinën që jepet nga IFC , anëtar i World Bank Group, nëpërmjet Sintali, një kompani e akredituar për të vlerësuar performancën mjedisore, qëndrueshmërinë dhe zbatimin e praktikave miqësore me
mjedisin në projekte ndërtimore. Kompania analizon dhe vlerëson në bazë të disa kritereve efikasitetin e sistemit të përdorimit të burimeve të energjisë elektrike, të ujit, ventilimit apo termoizolimit si dhe materialet e përdorura në ndërtimin e godinave. Vlerësimi bëhet në tre tipologji, ku Vlora Marina është vlerësuar me Nivelin 1 për 114 modele apartamentesh, për kursim të energjisë elektrike deri në 24%, kursim të ujit në 33% dhe reduktim të emetimit të karbonit në nivelin 42%”, vijoi më tej Durmishi. Sipas Z. Durmishi, të gjithë këto parametra dhe ky certifikim nënkuptojnë një jetesë në një godinë e komunitet të qëndrueshëm dhe pro mjedisit, duke sjellë përfitime si për blerësit ashtu edhe për qytetin.

Përfitimet për blerësit:

Kosto më të ulëta të shërbimeve: Projektet me efikasitet energjetik reduktojnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit.
Mjedis më të shëndetshëm për të jetuar: Materialet e qëndrueshme dhe cilësia më e mirë e ajrit përmirësojnë mirëqënien e banorëve. Vlerë të shtuar të pronës: Ndërtesat e gjelbra të certifikuara kanë vlerë më të lartë
të rishitjes dhe kërkesë në treg.
Stil i qëndrueshëm jetese: Blerësit kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit duke jetuar në një ndërtesë të certifikuar.
Përfitimet për qytetin e Vlorës:
Mbrojtja e mjedisit: Emetimi i reduktuar i karbonit dhe kursimi i ujit kontribuojnë në një të ardhme të gjelbër të Vlorës
Rritja ekonomike: Tërheqja e banorëve dhe investitorëve të ndërgjegjshëm për mjedisin, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin urban.
Njohja dhe Reputacioni: Rendit Vlorën si një qytet eko-miqësor, duke rritur reputacionin e saj global.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Binas Pajaziti jep dorëheqje nga posti i drejtorit të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë
Next Article Në parkun e Sarajit është vënë në përdorim velodromi i ri për fëmijë – donacion nga Stopanska banka

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?