By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Data e zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Data e zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve
Shqipëri

Begaj: Data e zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve

admin
Last updated: 20/11/2024 15:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale pasi ditën e sotme nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve. Kjo ditë, sipas tij duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë sipas tij, pasi kësaj legjislature po i afrohet fundit dhe po afron koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit.

“Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar. Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit. Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme”, shprehet Begaj.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është vetëm hapi i parë i një procesi të drejtë elektoral sipas kreut të shtetit. Ai thekson se do ta vendosë këtë duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve. Ndër të tjera kreu i shtetit thotë se shpreson që edhe palët politike të thirrura në konsultë ta mirëpresin me seriozitet dhe respekt datën që do të caktojë ai.

“Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë. Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre”, tha Begaj.

Sot ishin në ambientet e presidencës katër përfaqësues të partive të vogla që i prezantuan kreu të shtetit 4 Majin 2025 si datën e zgjedhjeve. Nesër tek ai do të shkojnë përfaqësues të PL-së ndërsa të hënën e 25 Nëntorit përfaqësues të PD-së dhe PS-së. Pas propozimeve të tyre do të jetë Begaj që do të vendosë dhe dekretojë datën.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Tridhjetë milionë euro nga gjithsej 100 janë ndarë për komunat shqiptare
Next Article GJKKO sekuestron 2 vila në emër të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj te Kodra e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?