Shkup, 21 nëntor – Kjo temë ka qenë në tavolinën e diskutimeve shumë më herët edhe në vendin tonë. Duke parë vrullin e hovshëm të të rinjve që janë bërë “kurban” të mediave sociale, posaçërisht snapchatit dhe tiktakut, nuk do mend që kjo duhet të jetë temë diskutimi drejt gjetjes së një zgjidhjeje ideale. Dje, kryeministri i Shqipërisë, në një konferencë për media informoi publikun e gjërë se janë të mendimit që tiktaku dhe snapchat duhet të ndalen përfundimisht në Shqipëri, pra të mbyllen. Por, përse? Dhe a është e nevojshme një gjë e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë, shkruan Zhurnal.
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
Rama ka dalë sot në konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur edhe për vrasjen e 14-vjeçarin në një sherr mes adoleshentëve në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
“I madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabre me thikë e një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër. Rrjetet sociale, posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i, thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët që në moshë të vogël. Autoriteti i prindërve dhe mësuesve dhe të gjitha përpjekjet tona në familje dhe shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, dhe edukimi e shëndeti mendor i të vegjëlve vihen në pikëpyetje. Të gjithë biem dakord si prindër apo si qytetarë që garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia jonë. Por, nuk janë kaq të thjeshta përgjigjet, shumë shtete po mundohen të vendosin filtra mbrojtës, por pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.
“Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive. Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Tani, dilemma jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëva mësojme se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi Rama.
A duhet të ndalohet tiktoku dhe snapchat edhe në Maqedoninë e Veriut?
Studimet tregojnë se sa më shumë kohë që kalojnë adoleshentët në rrjetet sociale, aq më i dobët është shëndeti i tyre mendor. Problemi është më i theksuar për vajzat, të cilat kalojnë gjithashtu shumë më tepër kohë në mediat sociale sesa djemtë, duke shpjeguar edhe përkeqësimin më të madh të shëndetit mendor të vajzave sesa djemve.
Telefonat celularë janë një teknologji që tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë, edhe për një pjesë të madhe të fëmijëve. Ndikimi mund të jetë i mirë në shumë aspekte, por ka edhe dobësi të tjera. Ekspertët apelojnë që qëndrimi apo shikimi në ekran të zëvendësohet me doracakë të ndryshëm të ilustruar me fotografi dhe me lexim të tregimeve për fëmijë.
Sepse, dita ditës po shtohen problemet me fëmijët dhe kjo nuk po vjen befasisht por si pasojë e prindërimit të papërgjegjshëm, të cilët duke vrapuar pas karrierës apo punës po lënë fëmijët në harresë. Nuk përfundon gjithçka në momentin që bëheni prind, pikërisht aty fillon kujdesi që të jetë serioz dhe me përgjegjësi, sepse pasojat janë të pariparueshme si për fëmijët ngjashëm edhe për të rinjtë.
Gjithnjë e më i madh është numri i fëmijëve, të cilët përballen me pengesa në zhvillim. Në vend gjithnjë e më shumë kërkojnë ndihmë prindërit e fëmijëve me probleme në të folur dhe zhvillimit të komunikimit, por edhe me probleme të interaksionit social, si dhe koncentrimit. Ekspertët thonë se në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë faktorë të ndryshim, si gjenetika, karakteristikat personale, por edhe mjedisi në të cilin fëmija rritet si dhe shfrytëzimi jo adekuat i teknologjisë dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve që nga mosha shumë e vogël.
E duke u nisur nga këto fakte shkencore, por edhe shumë raste skandaloze që kanë ndodhur vetëm kohën e fundit në vendin tonë përgjigje është më se e qartë. Gjithsesi, që duhet të ndalohen edhe në vendin tonë këto media sociale të cilat në Shkup në shumë raste të vetvrasjeve të të rinjve që kanë ndodhur dyshohet që një nga faktorët shtytës të ketë qenë pikërisht tiktaku.
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok dhe pse?
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë lëshuar së fundi urdhra për ndalimin e përdorimit të TikTok në pajisjet e lëshuara nga qeveria, pasi shqetësimet rriten mbi privatësinë dhe sigurinë e aplikacionit. Platforma e ndarjes së videove, e cila është në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, ka pohuar prej kohësh se nuk i ndan të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze dhe se drejtohet në mënyrë të pavarur.
Por disa ekspertë shqetësohen se informacionet e ndjeshme mund të ekspozohen kur aplikacioni shkarkohet, veçanërisht në pajisjet qeveritare. Kompanitë e teknologjisë perëndimore, duke përfshirë Airbnb, Yahoo dhe LinkedIn, gjithashtu janë larguar nga Kina ose zvogëlojnë operacionet atje për shkak të ligjit të rreptë të privatësisë së Pekinit, i cili specifikon se si kompanitë mund të mbledhin dhe ruajnë të dhëna.
Vende të tjera perëndimore, përfshirë Danimarkën, tani po ndjekin ndalime të ngjashme në Tiktok, duke përmendur frikën e spiunazhit. Këtu janë vendet dhe rajonet që kanë zbatuar tashmë ndalime të pjesshme ose totale në aplikacion.
Megjithatë, deri në ndalimin ligjor të prerë, prindërit janë ata që obligohen të shprehin kujdes ndaj fëmijëve të tyre në procesin e rritjes se sa fëmijët e tyre janë të ekspozuar në rrjetet sociale. Rekomandohet që fëmijët në dy vitet e para të jetës të ecin më gjatë, të jenë jashtë në natyrë dhe të komunikojnë sa më shumë me të rriturit apo fëmijët më të mëdhenj që flasin dhe luajnë me ta. Kjo mbase nënkupton edhe përkujdesje normale prindërore. Sepse, gjithë kjo porblematik që po shfaqet te të fëmijët, por edhe degjenerimi te një masë e caktuar e të rinjve vjen si pasojë e prindërimit jo të përgjegjshëm. Neglizhencë e paarsyeshme, prindërit duke vrapuar pas karrierës apo punës po shkatërrojnë fëmijët dhe të rinjtë. /Zhurnal.mk

