By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Era e fortë shkul çatinë e spitalit të Pukës, në Fushë Arrëz dëmtohen disa pallate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Era e fortë shkul çatinë e spitalit të Pukës, në Fushë Arrëz dëmtohen disa pallate
Shqipëri

Era e fortë shkul çatinë e spitalit të Pukës, në Fushë Arrëz dëmtohen disa pallate

admin
Last updated: 21/11/2024 11:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa problematika në territorin e qarkut të Shkodrës.

Raportohet se në Bashkinë e Pukës është dëmtuar çatia e spitalit. Një pjesë e çatisë me përbërje llamarine është shkëputur si pasoje e erës së fortë, duke bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit, shkruan A2.

Ndërkohë në bashkinë e Vaut të Dejës ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Vau Dejës dhe Bushat, ndërsa në fshatrat e njësive Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rrënjë të gurëve në rrugë, raporton A2.

Që nga pasditja e djeshme ka shkëputje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim.

Po ashtu janë dëmtuar disa pallate në qytetin e Fushë Arrzit, të cilëve u është zbuluar çatia nga era e fortë që ka shkëputur katramanë.

Sakaq në territorin e bashkisë së Shkodrës qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

Në Lezhë edhe pse kanë rënë rreth 30 mm shi gjatë 24 orëve, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura apo në digën e rezervuarit të Shtodrit.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gisele Bundchen në pritje të fëmijës së tretë me Joaquim Valente
Next Article Një i mitur i merr disa herë nga 10 euro një të mituri tjetër në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?