By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë padi të reja kundër Diddyt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Pesë padi të reja kundër Diddyt
Showbizz

Pesë padi të reja kundër Diddyt

admin
Last updated: 21/11/2024 14:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Pesë padi të reja janë ngritur kundër reperit,Sean Combs, i njohur si P.Diddy. Paditë e reja ku ai nga burra e gra akuzohet për drogim e ngacmim seksual, e çojnë në 30 numrin e padive kundër Diddyt.

CNN ka shkruar se ngjarjet për të cilat flitet në këto padi, kanë ndodhur në New York, Hamptons dhe Miami. Në shumicën prej tyre, pretendohet se reperi i kishte ngacmuar viktimat e pretenduara nëpër ndejat që organizonte, me njërin incident që thuhet se ka ndodhur në një “White Party” (ndejat që organizohesh nga Combs, me kod strikt të veshjes me ngjyrë të bardhë) e vitit 2004.

Një nga akuzuesit pretendon se ishte sulmuar nga Combs dhe partnerët e tij përgjatë një audicioni për një videoklip muzikor.
Të gjithë akuzuesit kanë dashur të mbeten anonim, duke u thirrur si “Jane Doe” dhe “John Doe”.
Dy gra pretendojnë se ishin 17 dhe 18 vjeçe, përkatësisht, në kohën kur ato thonë se janë droguar e janë sulmuar nga Combs.

Tre burrat, në paditë e tyre, e akuzojnë reperin për drogim dhe sodomi (marrëdhënie intime anale apo orale).
Avokati i Combs i ka mohuar akuzat, ndërkohë që nuk i është përgjigjur specifikisht asnjërit pretendim në padi.

“Siç ka thënë më parë ekipi ligjor mbrojtës: z.Combs ka besim te plotë në faktet dhe integritetin e procesit gjyqësor. Në gjyq e vërteta do të dalë në shesh: se z.Combs nuk ka sulmuar seksualisht e as nuk ka trafikuar askënd, grua apo burrë, të rritur apo të mitur”, ka thënë avokati.

Avokatët që përfaqësojnë paditë e reja janë Tony Buzbee dhe Anbdrew Van Arsdale.

Muajin e kaluar, avokatët, në një konferencë për shtyp, thanë se do të përfaqësojnë më shumë se 100 persona, me pretendime kundër Combs. Deri më tani ata dy kanë ngritur gjithsej 20 padi.

Në një deklaratë, përmes rrjetit social Instagram, Buzbee ka shkruar se është duke përgatitur çdo javë padi të reja kundër Combsit.

Në një deklaratë për CNN-in, anëtarët e ekipit mbrojtës të reperit, kanë shënjestruar Buzbeen, duke i cilësuar si “të paturshpshme”, paditë e tij, të cilat sipas tyre “kërkojnë vetëm para nga të famshmit, të cilët po frikësohen se do të ju njolloset emri nga gënjeshtrat që po shpërndahen për ta, ashtu siç ka ndodhur me Combsin”.

Akuzuesja, Jane Doe, 17 vjeç, e cila në padi pretendon se është droguar e sulmuar seksualisht nga Combs në ndejën “White Party”, në vitin 2004, në padi, gjithashtu ka thënë se në atë ngjarje ishin të pranishëm shumë fytyra publike, por nuk i ka përmendur emrat e tyre për sjellje të paligjshme.

Combs aktualisht është në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut, ndërkohë që mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë.

Gjykimi ndaj tij pritet të fillojë në muajin maj të vitit 2025.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrahjet në shkolla/ Policia e Tetovës takime me drejtorët dhe mësimdhënësit
Next Article Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?