By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turisti australian zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri, i vëllai niset për ta kërkuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Turisti australian zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri, i vëllai niset për ta kërkuar
Shqipëri

Turisti australian zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri, i vëllai niset për ta kërkuar

admin
Last updated: 21/11/2024 18:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një turist australian rezulton se është zhdukur teksa po ecte në Shqipërinë e veriut. Pasaporta dhe sendet e tij janë gjetura në bujtinën ku kishte qëndruar, teksa ka qenë duke vizituar zonën e Valbonës (Tropojë). Cameron Twiss, 28 vjeç, nga Adelaide, u pa për herë të fundit pesë javë e gjysmë më parë, kur u nis për një shëtitje nga fshati Valbonë.

Daily Mail shkruan se autoritetet shqiptare kanë nisur përpjekjet e kërkimit dhe vëllai i tij ka udhëtuar në Shqipëri, për t’i ndihmuar ata, por asnjë gjurmë e Twiss nuk është gjetur deri më tani. Gjithashtu hetimet e deritanishme tregojnë se turisti 28-vjeçar ishte nisur në një shteg të njohur ecjeje që lidh Valbonën, me fshatin e afërt Theth, më 13 tetor.

Udhëtimi 10-orësh ndjek një rrugë 17 km që përfshin një kalim malor, përmes një zone të largët të Alpeve Shqiptare ku nuk ka rrugë. Rekomandohet të kesh një udhërrëfyes lokal, por sipas autoriteteve që u referohet edhe gazeta britanike, Twiss ishte larguar vetëm.

Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Kosovës dhe Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Shqipërisë kanë kryer një kërkim në këmbë dhe me dron. Përditësimi i fundit i disponueshëm publikisht ishte më 2 nëntor, i cili tha se kërkimi ishte pezulluar në pritje të informacioneve të mëtejshme.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e të lënduarve është stabile
Next Article Reshjet e dendura të dëborës ‘paralizojnë’ Francën! Anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e Parisit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?