By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I vranë nipin me thikë në zemër, tezja e Martinit: E çuam në shkollë, jo në luftë që të na e therin! Humb ndjenjat në protestë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > I vranë nipin me thikë në zemër, tezja e Martinit: E çuam në shkollë, jo në luftë që të na e therin! Humb ndjenjat në protestë
Shqipëri

I vranë nipin me thikë në zemër, tezja e Martinit: E çuam në shkollë, jo në luftë që të na e therin! Humb ndjenjat në protestë

admin
Last updated: 21/11/2024 19:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tezja e Martinit të ndjerë që u vra me thikë nga moshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, ishte e tronditur dhe e shokuar sot në protestën për ngjarjen tragjike.

Ajo humbi ndjenjat gjatë protestës ndërkohë që para se të ndodhte kjo, arriti të thoshte dy fjalë zemre për atë që ka ndodhur.

Mes lotësh, tha se djali ishte dërguar në shkollë dhe jo në luftë, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

“Duam drejtësi, drejtësia të shkojë në vend! E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin. Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajtur zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Dhe në gjendje shoku siç ishte, nga humbja e nipit të saj, që u godit me thikë në zemër, tezja humbi ndjenjat në protestë.

Ajo u transportua me ambulancë drejt urgjencës së QSUT për të marrë ndihmë mjekësore.

Prindërit në protestë

Prindër dhe të rinj protestuan sot para ministrisë së Arsimit, pas vrasjes së Martin Canit, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik.

Protesta nisi në rrugën ku u vra 14-vjeçari Martin Cani dhe vijoi përmes qytetit deri para dyerve të Ministrisë së Arsimit, e cila ishte e rrethuar me punonjës policie.

Qytetarët kanë kërkuar sot dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Martin Cani humbi jetën në moshën 14-vjeçare të hënën, pasi u godit me thikë nga një tjetër nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe një tjetër adoleshent. Ngjarja çoi tronditje dhe revoltë, ndërsa riktheu vëmendjen tek nevoja për siguri në shkolla.

14-vjeçari Martin Cani u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku të dy shkolloheshin.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bitcoin në pragun e 100 mijë dollarëve
Next Article Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim Klaros Evangelos, Oficer Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?