By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrau të miturin Martin Cani dhe plagosi shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore e 14-vjeçarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrau të miturin Martin Cani dhe plagosi shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore e 14-vjeçarit
Shqipëri

Vrau të miturin Martin Cani dhe plagosi shokun e tij, mbahet sot seanca gjyqësore e 14-vjeçarit

admin
Last updated: 22/11/2024 10:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Mario Prelleshajt, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri.

Pritet që adoleshentit t’i caktohet masa e sigurisë, në orën 09:30.

Mario Prelleshaj ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.

Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital.

“Ju njoftoj se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit në konflikt me ligjin M.P. do të zhvillohet me datë 22.11.2024, ora 09:30”, sipas njoftimit.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre, shkruan Top Channel.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale i mituri ka shpërndarë disa foto, teksa pozon “me krenari” pas krimit, i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.

Në foto ai tregonte edhe dorën e gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Next Article Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?