By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Maqedoni

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

admin
Last updated: 22/11/2024 11:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Janë duke vazhduar përplasjet mes pozitës dhe opozitës për mënyrën se si po ndahen subvencionet nga Ministria e Bujqësisësë. Të gjitha përplasjet filluan kur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, u akuzua nga opozita, se ka ndarë grante për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, ndërsa ka refuzuar grante për gratë e Krushës.

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe ministri Peci, duke thënë se në vitin 2017, kur vendi udhëhiqej nga LDK dhe PDK,  grave të Krushës i ishte kërkuar kthimi i mbi 17 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

“Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m’cent? A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore “KRUSHA” dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK). Kurse nesër do t’iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”, ka pohuar ministri, në reagimin e bërë në Facebook.

Ministri Peci, para disa ditësh ka njoftuar  është duke përgatitur kallëzime penale për disa figura të LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun.

Peci u shpreh se nuk ka gjykatë, nuk ka individ dhe as institucion që siç u shpreh ai, mund ta ndërlidh “me keqmenaxhimin e një centi”.

“Sistemi i drejtësisë e din, në Kosovë mes tjerash, korrupsioni aq i madh ka qenë në sektorin e bujqësisë, sa nuk mund ta imagjinosh”.

Ndryshe, Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Kryetari i Forumit, Paris Guri, ka thënë është e papranueshme që familjarët e deputetes të marrin grante në vlerë prej 100.000 euro.

“Pas skandalit të zbuluar që Fitore Pacolli, përmes lidhjeve të saja që janë të dukshme me ministrin Peci, ia ka ndarë 100.000 euro vëllait të saj, e dje u zbulua edhe skandali tjetër se pos vëllait ia ka ndarë edhe dajës së saj edhe 100 mijë euro të tjera”, ka thënë Guri.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestojnë punëtorët e pastrimit, nuk lejohen të hyjnë në komunë
Next Article KKBE-MK do të mbajë sesionin e 12-të me temën “Midis sfidave dhe mundësive: Politika bujqësore e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?