By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KKBE-MK do të mbajë sesionin e 12-të me temën “Midis sfidave dhe mundësive: Politika bujqësore e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > KKBE-MK do të mbajë sesionin e 12-të me temën “Midis sfidave dhe mundësive: Politika bujqësore e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE”
EkonomiMaqedoni

KKBE-MK do të mbajë sesionin e 12-të me temën “Midis sfidave dhe mundësive: Politika bujqësore e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE”

admin
Last updated: 22/11/2024 11:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) sot do të mbajë sesionin e 12-të të Grupit Punues 1 – Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Kapitulli 11) me temë “Midis sfidave dhe mundësive: Politika bujqësore e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Pritet që të marrin pjesë aktorë kryesorë në sektorin e bujqësisë, përfaqësues të institucioneve përkatëse, shoqata civile, studiues nga mjedisi akademik dhe ekspertë të tjerë të fushës.

Siç kumtoi prof. Dr. Mileva Gjurovska, Koordinatore kombëtare e KKBE-MK dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane EMMK, në seancë do të diskutohen tema të rëndësishme lidhur me përshtatjen e politikës bujqësore me standardet e BE-së dhe do të shqyrtohen mundësitë dhe sfidat që dalin nga ky proces.

Gjithashtu do të diskutohet se si struktura e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila dominohet nga fermat e vogla dhe gjysmëprodhuese, ndikon në konkurrencën e sektorit dhe përputhshmërinë me standardet evropiane, çfarë masash nevojiten për t’u përballur me sfidat demografike në sektorin e bujqësisë, duke përfshirë plakjen e fermerëve dhe mungesën e gjeneratave të reja, por edhe se si Maqedonia e Veriut mund të forcojë kapacitetet për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm rural.

Në këtë sesion pune, siç është paralajmëruar, do të diskutohet edhe se si qasja në fondet e BE-së, si IPARD III, mund të mbështesë modernizimin e praktikave bujqësore dhe zhvillimin rural, çfarë reformash dhe investimesh nevojiten për të përmirësuar pozitën e prodhuesve bujqësorë të Maqedonisë në zinxhirët agro-ushqimore dhe të krijohen forma më të forta bashkëpunimi dhe si të harmonizohet politika për mbështetjen e bujqësisë me rregulloret e BE-së për masat agro-ekologjike dhe cilësi e produktit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Next Article Dimitrieska Koçoska në ngjarjen “Politika fiskale në udhëkryq: Rruga drejt stabilitetit dhe financave publike të qëndrueshme”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?