By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendimi i Kushtetueses për Berishën, Bardhi: T’i revokohet menjëherë masa e “arrestit në shtëpi”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vendimi i Kushtetueses për Berishën, Bardhi: T’i revokohet menjëherë masa e “arrestit në shtëpi”
Shqipëri

Vendimi i Kushtetueses për Berishën, Bardhi: T’i revokohet menjëherë masa e “arrestit në shtëpi”

admin
Last updated: 22/11/2024 11:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi një një reagim në rrjetet sociale thotë se SPAK dhe GJKKO duhet të procedojnë menjëherë me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës.

Sipas Bardhit, vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha është tërësisht e panevojshme, joproporcionale e për rrjedhojë antikushtetuese.

Bardhi thekson me tej se kjo lidhet me faktin se nëse masa “ndalim i daljes jashtë vendit” (si kufizim lirie) është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese si e panevojshme, joproporcionale dhe antikushtetuese, atëherë masa më e rëndë e “arrestit në shtëpi” (si heqje lirie) është disafish më e panevojshme dhe më joproporcionale, për rrjedhojë thellësisht antikushtetuese.

“Sali Berisha ka mbrojtur Kushtetutën dhe interpretimin/standardin që vetë Kuvendi kishte aplikuar në raste të mëparshme (precedenti “Tahiri”), ku kishte autorizuar prokurorinë për marrjen e masave të sigurimit “detyrim paraqitje” apo “ndalim të daljes jashtë vendit”. Për këtë arsye, kam një qëndrim thelbësisht të ndryshëm me Gjykatën Kushtetuese sa i përket nevojës për marrjen e autorizimit nga Parlamenti kur kufizohet liria e lëvizjes së një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë”- shkruan Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar në PD, shkruan se masat e sigurimit nuk janë masa ndëshkimi dhe nuk mund të trajtohen kurrësesi si të tilla gjatë fazës së hetimit apo gjykimit, ku cilido prezumohet i pafajshëm.

“Ato nuk duhet të pengojnë, në mënyrë joproporcionale dhe përtej asaj që është e nevojshme, një të zgjedhur të ushtrojë në liri të plotë mandatin kushtetues të fituar nga qytetarët. Gjykata Kushtetuese qartësisht ka theksuar se VETËM masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është e mjaftueshme në drejtim të domosdoshmerisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë”- shkruan Bardhi.

Sipas Bardhit tashmë që Gjykata Kushtetuese është shprehur dhe nën dritën e këtij zhvillimi të ri, SPAK dhe GJKKKO duhet që, nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra në përputhje me vetë Kushtetutën, të procedojnë menjëherë dhe pa vonesa me revokimin e masës joproporcionale të “arrestit në shtëpi” ndaj Sali Berishës, të cilit, përveçse kufizimit të padrejtë të lirisë në shkelje të parimit universal të prezumimit të pafajësisë, po i pamundësohet prej 326 ditësh ushtrimi i funksioneve si deputet i Kuvendit, kryetar i Partisë Demokratike dhe Lider i opozitës.

“Çdo sjellje e ndryshme nga ajo që ka diktuar sot thelbi logjik dhe standardi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese mbi proporcionalitetin e masave që janë aplikuar ndaj Sali Berishës, do të na kujtonte precedentin antikushtetues të mazhorancës socialiste që refuzoi dy herë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim mbrojtjen politike të deputetes dhe ish-ministres strategjike Olta Xhaçka. Vetëm se në këtë rast nuk do ishim përpara mbrojtjes politike nga vetë politika, por përpara një akti edhe më të rëndë, atij të sulmit politik të drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës”- shkruan Bardhi.

Bardhi e përmbyll reagimin e tij duke u shprehur se çdo vonesë e mëtejshme në këtë drejtim do të minonte demokracinë dhe do të përbënte një ndërhyrje brutale të drejtësisë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në barazinë e palëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke penguar Liderin e opozitës të jetë lirisht aktiv në fushatën e ardhshme zgjedhore.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e Alfabetit, Meta: Gjuha shqipe u shkrua me gërma gjaku
Next Article VLEN: Ditë e madhe në Qeveri, 116 ditë Alfabet shqip

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?