By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Urimi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Urimi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Maqedoni

Urimi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

admin
Last updated: 22/11/2024 14:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët, duke vlerësuar këtë ngjarje historike si një moment reflektimi për rëndësinë e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Në mesazhin e tij, Ibrahimi kujtoi kontributin e rilindësve që, përkundër dallimeve, ia dolën të unifikojnë alfabetin shqip.

“Përmes kësaj arritjeje të madhe, rilindësit projektuan suksesin dhe përparimin e kombit tonë,” u shpreh ai, duke theksuar se alfabeti mbetet një gur themeli për kulturën shqiptare.

Megjithatë, ai vuri në dukje se alfabeti nuk është i mjaftueshëm për ta ngritur, avancuar dhe zyrtarizuar gjuhën shqipe.

“Në Maqedoninë e Veriut, shqipja ende mbetet gjuhë e përkthyer dhe trajtohet si gjuhë minoriteti. Ky është rezultat i një kushtetute që përkufizon shqiptarët si pakicë”, tha kryetari i Alternativës.

Ibrahimi gjithashtu kritikoi përpjekjet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, një akt që ai e cilësoi si një goditje ndaj të drejtave të shqiptarëve.

“Askush nuk mund të na ndalojë të flasim dhe të shkruajmë shqip, sepse kjo gjuhë është shpirti dhe identiteti ynë. Ajo është lidhja jonë me të kaluarën dhe garancia për të ardhmen”, theksoi ai.

Duke iu referuar përgjegjësisë për situatën e tanishme, Ibrahimi tha se “kush e ka lejuar këtë gjendje, e dimë të gjithë, por nuk do të lejojmë që dikush të aktrojë keqardhje dhe të shfaqë lot krokodili”.

“Detyra jonë është ta mbrojmë gjuhën tonë dhe të luftojmë për të drejtat tona”, u shpreh Ibrahimi.

Në përmbyllje të urimit, Ibrahimi bëri thirrje për vigjilencë dhe unitet, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës është mbrojtja e identitetit kombëtar.

“Së bashku jemi më të fortë dhe më të mbrojtur. Kjo është rruga për të projektuar të ardhmen tonë”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE i reagon Qeverisë: Duhet zbatim i marrëveshjes jo vetëm deklarata
Next Article Osmani: Gjuha shqipe është një nga elementët më të rëndësishëm të Marrëveshjes kornizë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?