By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serwer: Ideja për ndarjen e territoreve mund të rikthehet me Grenellin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Serwer: Ideja për ndarjen e territoreve mund të rikthehet me Grenellin
Maqedoni

Serwer: Ideja për ndarjen e territoreve mund të rikthehet me Grenellin

admin
Last updated: 24/11/2024 11:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve, nëse Richard Grenell siguron një pozitë të lartë në administratën e re amerikane.

Megjithatë, thekson se lufta në Ukrainë dhe Kina janë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Të gjithë janë në pritje për të parë se çfarë qasje do të ketë në Ballkanin Perëndimor, administrata e re amerikane nën udhëheqjen e liderit republikan, Donald Trump.

Mirëpo sipas ekspertëve ndërkombëtarë, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk pritet të jetë në fokus të Uashingtonit.Profesori nga Johns Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se lufta në Ukrainë dhe Kina do të jenë ndër prioritetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë pikë është e vështirë të parashikohet se çfarë qasje do ta ketë administrata e re amerikanë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo ajo çfarë mund të them është se momentalisht rajoni i Ballkanit nuk është top prioritet për Uashingtonin. Për SHBA-në prioritet është lufta në Ukrainë, Kina, tarifat si dhe çështje të tjera. Pra, në nivelet e larta në SHBA askush nuk po mendon për Ballkanin”, thotë ai.

Serwer thotë se situata mund të ndryshojë nëse ish i dërguar special i Trumpit për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, siguron një pozitë të rëndësishme në administratën e re amerikane.

Tutje ai shton se me kthimin eventual të Grenell mund të rikthehen edhe idetë për ndarjen e territoreve në Ballkan, e që sipas tij do të përbënin lajm të mirë për Vuçiqin dhe Dodikun.

“Nëse Richard Grenell e zëvendëson Jamie O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit Shtetit, gjë që është e mundur, atëherë mund të rikthehen edhe idetë për ndarje të territoreve në Ballkan. Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik do të ishin të parët që do t’i mirëprisnin këto zhvillime. Shpresoj që në Kosovë askush nuk do t’i pranojë këto ide. Familja e Trump ka interesa ekonomike në Beograd përmes Jared Kushner, andaj nuk pres që ata të kenë marrëdhënie jomiqësore me Serbinë”, shprehet ai për Tëvë1.

Serwer ka komentuar edhe marrëdhëniet e kryeministrit Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Albin Kurti është sjellë në atë mënyrë që mendon se duhet të sillet një kryeministër i një vendi sovran dhe kjo e dallon atë nga kryeministrat e mëparshëm. Të tjerët para tij kanë pranuar direktiva nga amerikanët edhe pse kanë qenë të dëmshme siç është rasti me krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kurti akoma nuk ka rrëshqitur në atë kurth por ka rënë në kurthe të tjera duke e humbur pjesërisht mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit.

Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor”, pohon Serwer.Krejt në fund profesori amerikan shprehet kritik ndaj komuniteti ndërkombëtar për qasjen e butë dhe ledhatuese ndaj Serbisë.Ai shprehet i bindur se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhen me këtë qasje të bashkësisë ndërkombëtare.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane
Next Article Akuariumi gjigant në Tajlandë, shtëpi e 30 mijë krijesave të detit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?