By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?
Maqedoni

BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?

admin
Last updated: 02/12/2024 09:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 dhjetor –  Sot, Ministrja e Arsimit kërcënon me ndëshkime për një shkollë në Çellopek, sepse fëmijët shqiptarë në një aktivitet kulturor kishin veshur uniforma që përkujtojnë historinë dhe krenarinë e kombit shqiptar, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.

“Kjo është vazhdimësi e politikave antishqiptare që po zbatohen muajt e fundit, duke sulmuar çdo shprehje të identitetit dhe historisë shqiptare.

Por kur në një shkollë maqedonase në Aerodrom, fëmijët veshën uniforma të Komitëve dhe bënë përshëndetje ushtarake, nuk pati asnjë reagim.

Në atë kohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk lejoi dhe si do të lejojë që aktivitete të tilla të shndërrohen në një vegël për tensione ndëretnike apo të përdoren për ndarje në shoqëri. Asokohe, përkundër dallimeve, nuk e kemi parë të nevojshme që fëmijët të jenë pjesë e konfliktit politik apo etnik.

Por sot, kjo qeveri ka zgjedhur të sulmojë fëmijët shqiptarë dhe identitetin e tyre kombëtar, duke demonstruar qartë diskriminimin e saj të hapur. Nëse në të kaluarën kemi treguar tolerancë për aktivitete të ngjashme në frymën e bashkëjetesës, kjo nuk i jep kësaj qeverie të drejtën që sot të ndëshkojë shqiptarët për të njëjtat veprime.

Kërkojmë që Ministrja e Arsimit të tërhiqet menjëherë nga kërcënimet ndaj shkollës në Çellopek dhe të ndalojë politizimin e aktiviteteve kulturore të fëmijëve. Çdo përpjekje për të krijuar ndarje dhe diskriminim nuk do të tolerohet. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të lejojnë që identiteti dhe krenaria e tyre kombëtare të nëpërkëmbet”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Teatri i Qytetit të Gjilanit përmbyll vitin me një program artistik dhe atmosferë të veçantë
Next Article Hiqni njollat kokëforte nga rubineti me këtë metodë të thjeshtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?