By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akuzat për Portin e Durrësit, Balluku: Ata që kundërshtojnë projektin strategjik janë kundër Shqipërisë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Akuzat për Portin e Durrësit, Balluku: Ata që kundërshtojnë projektin strategjik janë kundër Shqipërisë!
Shqipëri

Akuzat për Portin e Durrësit, Balluku: Ata që kundërshtojnë projektin strategjik janë kundër Shqipërisë!

admin
Last updated: 02/12/2024 19:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për akuzat e kreut të PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se ata që janë kundër portit të ri të Durrësit janë luftë kundër Shqipërisë që ajo të jetë në hartën e Mesdheut si pikë e re e rrjetit të tregtisë navale.

Sipas ministres, kjo luftë që po bëhet nga “ata që e kanë djegur vendin për interesat e tyre”, është e humbur.

“Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale. Është luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale të projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.

Është luftë kundër hekurudhës Durrës – Prishtinë dhe Korridorit 8 që pa portin e ri të Durrësit nuk bëjnë asnjë sens. Është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të ri të Durrësit ngrihet në një nivel tjetër. Është luftë kundër vetë interesit strategjik të Shqipërisë dhe prandaj është një luftë e humbur, e cila bëhet nga ata që kanë dhënë prova se edhe e kanë djegur Shqipërinë për interesat e tyre.

Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve.

Shqipëria2030 ka dalë tanimë nga balta dhe as nuk ndalet më as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj. Ajo do të ecë edhe më shpejt për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian falë mandatit të katërt për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Pikë!”, ka shkruar ministrja.

Reagimi i ministres vjen pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha, i cili hodhi akuza në drejtim të qeverisë mbi këtë projekt, dhe kërkoi ngritjen e një komision hetimor parlamentar.

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, Edi Rama po u vjedh shqiptarëve 1.3 miliardë euro me projektin e Portit të Durrësit.

Berisha bëri të ditur se, për këtë aferë skandaloze do të kërkohet me urgjencë një komision hetimor parlamentar.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dumani: SPAK ka sekuestruar 150 milionë euro asete të krimit të organizuar
Next Article Kitanoviq në takim me Komisionerin për të Drejtat Themelore të Hungarisë, Akos Kozma

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?