By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hormoni kanceroz i ndaluar në BE, fermerët në Shqipëri e përdorin masivish
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hormoni kanceroz i ndaluar në BE, fermerët në Shqipëri e përdorin masivish
Shqipëri

Hormoni kanceroz i ndaluar në BE, fermerët në Shqipëri e përdorin masivish

admin
Last updated: 02/12/2024 21:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Edhe pas vendimit të komisionit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, produkti kancerogjen tregtohet

misioni Fiks Fare solli rastin e një hormoni të ndaluar për përdorim në domate të freskët, por që shitet pa problem.

Bashkim Likaj një fermer nga Fieri prej vitesh ngre shqetësimin e përdorimit të një hormoni të ndaluar në gjithë Europën për domatet e freskëta, por që në Shqipëri përdoret gjerësisht.

“Ky hormon bën pjekjen e menjëhershme të kokrrave të domateve, pra bën vetëm skuqjen e tyre, madje ai është kanceroz dhe prej vitesh e ka ndaluar Europa, ndërkohë tek ne vazhdon të tregtohet lirshëm” thotë fermeri Likaj.

Përpjekjet e tij kanë qenë të vazhdueshme me të gjitha institucionet në mënyrë që të hiqet nga lista e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve.

“Unë kam trokitur kudo, por askush s’më ka dëgjuar, të gjithë e përdorin këtë hormone vrasës pa asnjë kriter, konsumatori nuk e di çfarë bën fermeri“ thotë Bashkimi.

Fermeri vuri në dispozicion të Fiksit edhe një mbledhje që ka bërë me specialist të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Anëtarë të Komisionit të Regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen Bimore. Në këtë mbledhje fermeri kërkon që ky hormonë të mos lejohet më të përdoret, ndërkohë punonjësit e shtetit mjaftohen se ky produkt është në listë.

“Në momentin që produkti është në listën e miratuar nga ministria ne nuk kemi çfarë bëjmë” thotë specialisti i AKU-së.

Dy bonuse për pensionistët! I pari për fundin e vitit, ja kur do shpërndahet i dyti dhe sa do të jetë vlera
Por pas kësaj mbledhje fermeri kërkon edhe në ministri heqjen nga lista të Ethephonit, dhe kjo gjë u realizua në qershor të vitit 2024.

Ku u vendos që të ndryshohej etiketa e këtij produkti, nga ku të hiqej përdorimi për domate të freskët.
Por në fakt kjo gjë ka mbetur vetëm në letër. Hormoni kancerogjen blihet lehtësisht në farmaci bujqësore, madje edhe duke treguar në farmaci që kërkohej për përdorim në domate.

Fiksi bleu këtë hormonë në një farmaci në Lushnje, ndërkohë e gjeti dhe në dy farmaci të tjera që e tregtonin pa problem madje edhe duke e ndarë me gram.

Një prej farmacive tregoi se e ka produktin, por nuk e tregton sepse është i ndaluar për domate.
Pra edhe pas vendimit të komisionit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, produkti kancerogjen tregtohet.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla pret ish-kryeministrin grek Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
Next Article Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?