By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reeker: Kemi harxhuar shumë kohë në Ballkan! Ballkani s’është më prioritet i SHBA-ve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reeker: Kemi harxhuar shumë kohë në Ballkan! Ballkani s’është më prioritet i SHBA-ve
MaqedoniTOP LAJM

Reeker: Kemi harxhuar shumë kohë në Ballkan! Ballkani s’është më prioritet i SHBA-ve

admin
Last updated: 04/12/2024 23:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Zëvendës ndihmës sekretari i dikurshëm amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se Ballkani nuk është më prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se marrë parasysh që në fushatën presidenciale në SHBA nuk janë përmendur fare Kosova dhe Serbia, nuk sheh se momentalisht është prioritet çështja e Kosovës.

Në një intervistë dhënë portalit serb “Radar.Nova”, ka folur për ngërçin aktual në negociatat Kosovë-Serbi, qëndrimin e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Nuk shoh se momentalisht ka ndonjë progres për çështjen e Kosovës. E dini, nuk është shumë e mençur të organizoni një ngjarje të tillë ndërkombëtare nëse nuk jeni të bindur se mund të arrini diçka konkrete. Ky është veçanërisht rasti kur paralelisht me këtë ka shumë çështje të tjera të mëdha aktuale në nivel global. Lidhur me këtë, sigurisht nuk e shoh se një organizimin i një ngjarjeje të këtillë mund të jetë një prioritet për Shtetet e Bashkuara. Besoj se duhet të pyesni veten, duke e parë këtë çështje nga perspektiva e presidentit të zgjedhur Trump: Çfarë në të do të ishte në interes të Amerikës? Nuk kam vënë re që gjatë fushatës presidenciale në SHBA, në të gjithë këtë diskutim politik, të jetë përmendur fare Serbia, Kosova apo i gjithë rajoni. E kam të vështirë të paramendoj se mund të jetë prioritet, duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet turbulente që po ndodhin në botë. Kemi shpenzuar shumë kohë duke u fokusuar në Ballkan, veçanërisht gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, kur kam punuar në rajon. Tani, ka sfida të tjera. Dhe, siç vuri në dukje presidenti i zgjedhur Trump: Amerika e para”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, prindër për herë të tretë?
Next Article Mickoski: Gjashtë muajt e kaluar kemi treguar se mund të qeveriset ndryshe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?