By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë
Maqedoni

Kurti në Sarajevë: Ka më shumë shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë

admin
Last updated: 09/12/2024 10:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që pati javën e kaluar në Sarajevë,  ka dhënë një intervistë për mediat boshnjake.

Në një intervistë për televizionin Hayat , Kurti ka folur për nervozizmin në Republikën Serbe për shkak të vizitës së tij duke thënë se nuk e ka menduar për asnjë moment anulimin e kësaj vizite.

“Në asnjë moment nuk kam menduar të anuloj vizitën time në Sarajevë, në të cilën po kthehem pas gjashtë vjetësh dhe më pëlqen të vij në Sarajevë, sepse kam shumë miq këtu. Mendoj se reagimi nga Banja Luka tregon frikën dhe pamundësinë për të pranuar realitetin, ata nuk mund ta kuptojnë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i vetëm dhe unik. Unë mendoj se ashtu si Serbia që po bllokon Ballkanin Perëndimor, Republika Serbe gjithashtu bllokon BeH dhe mban të gjithë vendin peng për shkak të frikës së saj”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se është Serbia ajo e cila së bashku me Moskën mban peng gjithë Ballkanin.

“Në mënyrë identike dhe kjo mund të shihet në të gjitha konferencat ndërkombëtare, Serbia po e mban peng Ballkanin Perëndimor për shkak të Moskës dhe duan që i gjithë rajoni të jetë peng i tyre. Ata mbajnë gjithçka prapa, sepse e dinë se mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe duan që ne të gjithë t’i dëgjojmë. Në të njëjtën mënyrë, Republika Serbe dëshiron që BeH të varet nga ajo dhe të jetë peng i saj”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se problemet që ekzistojnë në rajon dhe BeH janë shkaktuar nga regjimet e Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik – dy satelitëve të Rusisë.

Duke folur mbi asociacionin e komunave serbe, Kurti tha se kjo është dëshirë e Beogradit të ketë kontroll mbi etnitetin serb në Kosovë, të cilët do të kishin një president të vetin si një Dodik të vogël, duke e bërë Kosovën një shtet jo funksional.

“Ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare gjithnjë e më shumë po e kupton se Serbia dëshiron një gjë të tillë për të krijuar një lloj “Republikë Serbe Light”.

Kurti ka theksuar se serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë në Kosovë dhe jo 40 për qind sikurse pretendon Serbia.

“Më shumë ka shqiptarë në Serbi, nga Subotica deri në Preshevë, se serbë në Kosovë. Ka më shumë shqiptarë në Mal të Zi, sesa serbë në Kosovë”, ka theksuar Kurti./KP/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A është i mundur pajtimi: Ben Affleck shihet sërish në shoqërinë e ish-bashkëshortes
Next Article Vetaksident te rrethi i Çagllavicës, vetura përfundon në dyqan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?