By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Përbuzja e zërit të shqiptarëve është praktikë e vjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Përbuzja e zërit të shqiptarëve është praktikë e vjetër
Maqedoni

BDI: Përbuzja e zërit të shqiptarëve është praktikë e vjetër

admin
Last updated: 09/12/2024 10:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 dhjetor – BDI në një kumtesë për media e ka akuzuar qeverinë për qasje të padrejtë ndaj shqiptarëve, ndërsa thonë se ata do të jenë në mbrojtje të shqiptarëve. Nga BDI thonë “se Qeveria po përdor politikanët shqiptarë për të realizuar planet e saj”.

“Gjithmonë, këto qasje të padrejta ndaj shqiptarëve kanë qenë të dizajnuara në Beograd, të zbatuara përmes aparatit shtetëror në Shkup dhe shpesh të mbuluara me disa figura shqiptare marioneta, të cilat kanë shërbyer si fasadë për këto politika. E njëjta skemë po përsëritet edhe sot. Afërsia e rrezikshme mes kësaj qeverie jolegjitime dhe Beogradit është e dukshme, e manifestuar në emërimin e një figure si Stoilkovic – një instrument i Putinit dhe Vulin-it – si Zëvendëskryeministër për marrëdhëniet ndëretnike”.

“Për më tepër, disa politikanë shqiptarë të diskredituar dhe të refuzuar nga populli i tyre si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare po përdoren si mburojë për këto veprime antishqiptare dhe për të zhvlerësuar zërin e shqiptarëve. Është e qartë se këto përpjekje për të shtypur dhe përçmuar shqetësimet legjitime të shqiptarëve nuk janë vetëm të padrejta, por edhe të rrezikshme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit”.

“Shqiptarët, një popull me një histori të gjatë qëndrese dhe sakrifice, nuk do të heshtin përballë përpjekjeve për të zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të minuar arritjet që garantojnë barazinë dhe drejtësinë në këtë vend. I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe kësaj qeverie jolegjitime të tërhiqen plotësisht nga axhenda për të zhvlerësuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe për të prishur themelet e Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maresca nuk e sheh Chelsean për titull: Rivalët tanë nuk rrëshqasin si Cucurella
Next Article Zgjedhjet 2025 – afati për certifikim dhe dorëzim të listave të kandidatëve mbyllet më 11 dhjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?