By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës
Maqedoni

KMDLNj kritikon procesin gjyqësor të Speciales: Gjykatë raciste, mbi Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës

admin
Last updated: 09/12/2024 10:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një institucion “racist, mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin”.

Në reagimin e tij, KMDLNj ka dënuar arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj dhe bastisjen e shtëpisë së
Hajredin Kuçit, duke theksuar se këto veprime janë kryer në mënyrë të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

“Policia e Kosovës po merr pjesë, në cilësinë e punëtorit fizik, gjatë bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve, kryesisht ushtarë të UÇK-së dhe përkrahës të luftës,” thuhet në reagim.

KMDLNj e konsideron këtë si një akt të papranueshëm dhe të turpshëm.

Në reagim, KMDLNj thekson se Gjykata Speciale po shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke vepruar në mënyrë selektive dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.

“Kjo gjykatë ndan ‘drejtësi’ sipas kriterit etnik,” thuhet më tej, duke theksuar se mbi 90% e viktimave shqiptare nuk janë trajtuar si të tilla, ndërsa shumica e krimeve të kryera nga forcat serbe janë lënë të pandëshkuara.

Këshilli e cilëson këtë si një formë të hapur të diskriminimit dhe mohimit të drejtësisë për shqiptarët.

Për sa i përket procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, KMDLNj deklaron se procesi është i pandershëm dhe i ndikuar politikisht.

“Deri më tani nuk është marrë asnjë vendim në favor të të akuzuarve,” thuhet në reagim, duke kritikuar gjithashtu mungesën e transparencës dhe shkeljen e parimit të prezumimit të pafajësisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këshilli ka vënë në dukje se të gjitha vizitat, qoftë të privilegjuara apo jo, janë përgjuar, ndërsa kërkesat për një proces të drejtë dhe të paanshëm janë refuzuar.

Në fund të reagimit, KMDLNj propozon disa masa për të mbrojtur të drejtat e të akuzuarve, përfshirë monitorim ndërkombëtar dhe vendor të proceseve gjyqësore, refuzimin për t’iu përgjigjur pyetjeve në rrethana ekzistuese dhe greva urie për të sensibilizuar opinionin publik.

“Ky devijim juridik po dhunon ligjet dhe sovranitetin juridik të Kosovës në mënyrë brutale,” përfundon reagimi, duke bërë thirrje që institucionet e reja të ndërmarrin hapa konkretë për rishikimin ose zhbërjen e Gjykatës Speciale, nëse ajo nuk respekton ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Paraburgim për një person nga Shkupi, dyshohet për plaçkitje dhe vjedhje të rënda
Next Article Erdogan bën thirrje për paqe: Siria i ka dhënë fund gjakut dhe lotëve, ata e meritojnë më shumë se çdokush tjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?