By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Mosbindje civile, protestë kombëtare më 23 dhjetor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Mosbindje civile, protestë kombëtare më 23 dhjetor
Shqipëri

Berisha: Mosbindje civile, protestë kombëtare më 23 dhjetor

admin
Last updated: 09/12/2024 12:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur sot se 23 dhjetori do të jetë data e protestës së radhës të PD-së

Ai u shpreh në një konferencë për shtyp se, data 23 dhjetor 2024 do të shënojë mosbindjen më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Berisha u bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë mosbindje civile.

Ai tha se kjo protestë do të ketë fuqinë e elektroshokut për atë që e quan “regjimi narko-diktatorial i Edi Ramës”.

“Data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha publikoi edhe rezolutën e fundit të miratuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Demokracinë (IDU).

Kreu i PD theksoi se, “kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet”.

Ai shprehu, “mirënjohjen më të thellë ndaj kryetarëve, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të partive anëtare të këtyre organizatave, që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tre rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke faktuar kështu se Shqipëria është bërë problem madhor për vendet ku ato qeverisin ose ku janë në opozitë, pra për mbarë botën më shumë se çdo vend tjetër”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Katër gjigantët evropianë në garë për Frenkie de Jong
Next Article Spiropali: Toleranca fetare, faktor i kohezionit social dhe model për sjelljen politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?