By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Kosova duhet të investojë 2.8 miliardë euro për të ruajtur komunat nga ndryshimet klimatike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​Kosova duhet të investojë 2.8 miliardë euro për të ruajtur komunat nga ndryshimet klimatike
Maqedoni

​Kosova duhet të investojë 2.8 miliardë euro për të ruajtur komunat nga ndryshimet klimatike

admin
Last updated: 09/12/2024 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kosova duhet të investojë së paku 2.8 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të ruajtur komunat, ekonomitë nga ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike.

Kështu ka thënë Massimiliano Paolucci me rastin e prezantimit të raportit për klimën dhe zhvillimin (CCDR) për Kosovën, të prezantuar nga grupi i Bankës Botërore.

Paolucci ka theksuar se për të nxitur një tranzicion të gjelbër në Kosovë, duhet të transformojë ekonominë e vet nga një ekonomi që mbështetet shumë në thëngjill në një vend që bazohet krejtësisht në teknologjitë e gjelbra.

“Nëse shihni për rreth nuk është lajm që klima po ndryshon në mënyra të paparashikueshme dhe se ky rajon i Ballkanit Perëndimor është përballur me shumë probleme nga valët e të nxehtit, vërshimet, që janë dëshmi e qartë për nevojën për te marrë veprime shpejtë. Është e qartë se investimi për të trajtuar këto çështje është një prioritet i lartë. Ky vend duhet të investojë së paku 2.8 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për të ruajtur komunat, ekonomitë nga ndikimet katastrofike të ndryshimeve klimatike.

Klima dhe ndryshimet klimatike janë mundësi për t’u zhvilluar më mirë dhe për të krijuar punë më të vlefshme për njerëzit… Për të nxitur një tranzicion të gjelbër në Kosovë, për të avancuar konkurrueshmerinë ekonomike Kosova duhet të transformojë ekonominë e vet nga një ekonomi që mbështetet shumë në thëngjill në intensitetin më të lartë të karbonit në Evropë në një vend që bazohet krejtësisht në teknologjitë e gjelbra”, tha ai.

Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa tha se ky raport shërben edhe si përkujtesë për ndryshimet që do të planifikohet në këtë drejtim, ka shtuar se Kosova aktualisht ka një intensitet të lartë të energjisë prej pothuajse katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së.

“Ky shërben edhe si përkujtesë për ndryshimet që do të planifikojmë…Kosova aktualisht ka një intensitet të lartë të energjisë prej pothuajse katër herë më e madhe se mesatarja e BE-së, dhe kjo do të thotë se pa pasur nevojë të investojmë shumë në kapacitetet e reja, çfarë ne duhet të bëjmë paralelisht është që të minimizojmë përdorimin e energjisë dhe ngritjen e efiçiencës së energjisë në tërë ekonominë e posaçërisht në sektorin e banimit, por edhe në fushat e tjera ku duhet të planifikojmë më shumë që të bëjmë diçka në të ardhmen”, tha Rizvanolli.

Ajo shtoi se përderisa po investojnë në energjinë e ripertrishme, tashmë është planifikuar ndërtimin e kapaciteteve për ruajtje të energjisë në përgjithësi./kp/

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamas i dorëzon Egjiptit listën e pengjeve që do të lirohen
Next Article Është arrestuar shkupjani i dyshuar për vjedhje dhe grabitje në rrethinën e Qendrës së transportit në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?