By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Taravari letër të hapur Blendi Fevziut: Blendi, o po të mashtrojnë, ose dëshiron të jesh i mashtruar!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Taravari letër të hapur Blendi Fevziut: Blendi, o po të mashtrojnë, ose dëshiron të jesh i mashtruar!
Maqedoni

Taravari letër të hapur Blendi Fevziut: Blendi, o po të mashtrojnë, ose dëshiron të jesh i mashtruar!

admin
Last updated: 09/12/2024 14:11
By admin 5 Min Read
Share
SHARE
Shkup, 9 dhjetor – Kryetari i ASH-së, dhe njëri nga drejtuesit e VLEN, Arben Taravari, ka dërguar një letër të hapur udhëheqësit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziut, pasi ky i fundit doli me një video prononcim duke shprehur indinjatën për rrezikimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Taravari në këtë letër ia bën me dije Fevziut se ka kush kujdeset për gjuhën shqipe në Maqedoni, por edhe ia rikujton gjitha të bëmat e BDI-së që ishin fatkeqe për shqiptarët deri sa kjo parti 20 vjet ka qeverisur.
“Faleminderit që t’i shqetësohesh për fatin e gjuhës tonë, por merri referencat e plota, dhe Jo vetëm nga Miqtë e tu ish-funksionarë të cilët po Luajnë me gjuhën, popullin, me ty dhe çdo gjë, për të shpëtuar nga fajet e tyre”, pyet ndër të tjerash Taravari – Fevziun.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Taravarit:
Letër e hapur për Blendi Fevziun Blendi, Po të drejtohem direkt me emër sepse kjo letër është aq e afërt sa nuk i pranon kortezitë, të cilat shpesh krijojnë distancë. E dëgjova reagimin tënd për Çështjen e gjuhës Shqipe. Kisha dashur që kaq i ndjeshëm sa u tregove për gjuhën Shqipe të tregoheshe edhe për faktin që ajo për 22 vjet pushtet të BDI-së ka mbetur pa emër, por është cilësuar gjithnjë si 20% në Kushtetutë, dhe po njësoj për pacientë që janë djegur brenda në spital apo njerëz të pafajshëm që vuajnë burgime të Përjetshme me raste të montuara pikërisht në kohë të pushtetit të BDI-së, apo edhe për raste të çuditshme se si funksionarë dhe familjarë të BDI-së u kthyen në njerëzit më të pasur në vend. Nuk kemi parë asnjë emision të paktën në dijeninë time për këto raste. T’i kthehemi videos tënde: Aty ti ndihesh i shqetësuar, i revoltuar dhe madje akuzon se po “luhet” me gjuhën Shqipe (ndoshta kjo është fjala më e vërtetë dhe e saktë që ke përdorur).
I Dashur Blendi, ti e di se unë jam mjek me profesion, dhe tek ne ka një rregull që besoj se i hyn në punë çdo profesioni, e sidomos tëndit, rregulli thotë: Një individ mund të ketë 29 simptoma, por duhet Patjetër të ketë 31 që të deklarohet i sëmurë, përndryshe e s’murë me duart e tua sepse i jep terapi të gabuar! Kështu, Faleminderit që ti je kujtuar të shqetësohesh për ne Shqiptarët e kësaj ane, por me një korigjim të vogël: Ne nuk jemi thjesht “një pjesë e konsiderueshme” e këtij vendi si shprehesh ti por jemi Shtetformues! Faleminderit që ti shqetësohesh për fatin e gjuhës tonë, por merri referencat e plota, dhe Jo vetëm nga Miqtë e tu ish-funksionarë të cilët po Luajnë me gjuhën, popullin, me ty dhe çdo gjë, për të shpëtuar nga fajet e tyre. Cilat faje? Eja, pyet, dhe do gjesh përgjigje nga kombi yt që jeton këtu. Opozita shqiptare e ka lënë vet gjuhën Shqipe në ditë të zezë, madje me siguri nuk ju ka treguar që në Kushtetutë kjo gjuhë në 22 vite pushtet të tyre është quajtur 20%, por padyshim që nuk ju kanë treguar se edhe këtë Panem et Circenses këta zhinglerë të manipulimit e kanë krijuar vet! Për të shmangur Drejtësinë që i pret dhe për të hequr vëmendjen nga dënimi që i pret, ata arritën të çojnë në Gjykatë Kushtetuese nëpërmjet mashave të tyre Gjuhën Shqipe por…Gjuha Shqipe i dashur Blendi për fatin e mirë të Shqiptarve nuk mund të preket as sot e as mot, dhe ndaj ti dhe cilido të rrini të qetë! Në 11 dhjetor ju pres që të bëni një emision këtu tek ne dhe të shikoni qartë me sytë tuaj situatën! Për fund, i zgjuari Konica ka thënë: Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë!

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mjegull në drejtimin rrugor Shipkovicë – Kodër e Diellit, dukshmëria deri 40 metra
Next Article Nesër protestë për shkak të ajrit të ndotur në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?