By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozim vendim për rishpërndarjen e mjeteve buxhetore para Komisionit për financim dhe buxhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozim vendim për rishpërndarjen e mjeteve buxhetore para Komisionit për financim dhe buxhet
Maqedoni

Propozim vendim për rishpërndarjen e mjeteve buxhetore para Komisionit për financim dhe buxhet

admin
Last updated: 10/12/2024 09:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 dhjetor – Propozim vendimi për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe ndërmjet fondeve është në rendin e ditës së seancës së sotme të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet.

Qëllimi i vendimit të propozuar është rialokimi adekuat i mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor me qëllim të financimit të nevojave prioritare të shfrytëzuesve buxhetor me qëllim të funksionimit të realizimit të buxhetit për vitin 2025, thuhet në sqarimin e Qeverisë.

Me rishpërndarjen e mjeteve duhet të sigurohen fonde shtesë për transfertat në FSPI mbi bazën e shpenzimeve të tranzicionit të lidhur me reformën e pensioneve dhe detyrimet ligjore lidhur me pagesën e pensioneve, për pagesën e subvencioneve për bujqit, për zgjerimin e projekti Safe City, për transferimet në FSSH në bazë të detyrimeve për kontribute për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor për personat që nuk kanë sigurim shëndetësor dhe për pagesën e kompensimit të pagës gjatë mungesës nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe mëmësisë, për kthimin e kontributeve nga sigurimet shoqërore të detyrueshme për punonjësit e shoqatave mbrojtëse, për pagesën e përfitimeve sociale, për veprimtarinë radiodifuzive, për shërbime sociale, asistencë personale, ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi.

Gjithashtu, për ndihmë financiare për HRMV Trasnport SHA – Shkup, për shlyerjen e obligimeve në bazë të Programit për zhvillim të balancuar rajonal, për shlyerjen e detyrimeve për ushqim për personat e dënuar, për përmirësimin e sistemit informativ për resurse njerëzore, për realizimin e Programit për kujdesin shëndetësor të kafshëve, për barnat e pacientëve me sëmundje të rralla, për projektet e ndërtimit dhe rikonstruimit të ujit, për realizimin e Programit vjetor për ndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për projekte në infrastrukturën komunale për vitin 2025.

Mjetet do të sigurohen edhe për sigurimet shëndetësore të përfituesve të ndihmës sociale, për rikonstruim, mbikëqyrjen dhe ndërtimin e stacioneve policore, për rikonstruimin dhe zgjerimin e objekteve të ISHP-së, për blerjen e vaksinave për shpërthimin e një epidemie te fëmijët dhe rritjen e sasisë së vaksinave HPV, për detyrimet ndaj ISHP-së për shërbimet shëndetësore për personat që vuajnë nga sëmundjet malinje, për blerjen e insulinës, për përshtatjen dhe ndërtimin e objekteve të mbrojtjes sociale, shtëpi për të moshuarit dhe kopshtet për fëmijë, për shpenzime të përgjithshme për shkolla dhe konvikte studentore, bursa studentore dhe pjesëmarrje në konvikte studentore, për detyrime për veprimtari ndërtimore për qendrat rajonale të arsimit profesional, për realizimin e projekteve dhe programeve vjetore në fushën e kulturës etj.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi do ta mbajë seancën e 22-të
Next Article Anëtarët e Komisionit për siguri kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë për vizitë në Kuvend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?