By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Ndarja e politikës nga krimi, prioritet për të ardhmen e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha: Ndarja e politikës nga krimi, prioritet për të ardhmen e vendit
Shqipëri

Basha: Ndarja e politikës nga krimi, prioritet për të ardhmen e vendit

admin
Last updated: 10/12/2024 10:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar ashpër lidhjet mes politikës dhe krimit, duke i cilësuar ato si pengesë për zhvillimin e vendit.

Basha theksoi se ndarja e politikës nga krimi dhe pastrimi i saj nga abuzuesit janë të domosdoshme për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Lidhjet e politikës me krimin po bëhen ditë pas dite më të qarta, duke dëshmuar sesi pushteti merret përmes bandave dhe në këmbim i shërben atyre e jo qytetarëve. Dosja “Çyrbja” dëshmoi sesi ndryshimi u pengua në vitin 2021 nga shkatërrimi i zgjedhjeve nga bandat, të cilat arritën të përcaktojnë renditjen e kandidatëve të tyre në listën e firmosur nga Edi Rama, madje se vetë mandati i tij është produkt i krimit të organizuar”, shprehet Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Kjo aleancë mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e SPAK, është edhe arsyeja pse Edi Rama mban peng prej më shumë se një viti ligjin për vetting-un në politikë. Kjo pengesë artificiale për pamundësimin e vetting-ut në politikë, teksa koha e provon si të drejtë dhe të domosdoshëm, duhet të marrë fund”, thekson Basha.

“Ndarja e politikës nga krimi, pastrimi i saj nga të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat, pronat dhe besimin e shqiptarëve, është prioritet për të ardhmen e vendit. Shqipëria meriton më shumë”, nënvizon Basha.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veliaj reagon ndaj Berishës: Hienë e xhindosur, e mirëpres SPAK për hetimet. E vërteta do triumfojë
Next Article Ambasada gjermane uron Dumanin: Dallohet për integritet, profesionalizëm dhe guxim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?